• |
ide | kryesore

Trajneri italian plagos kundërshtarin… me kulaç: “Do të të rrah herët a vonë”

-Instant, Sport
kulaç



Është e pabesueshme se si çdo fundjavë nga fushat e futbollit vijnë lajmet në limit të realitetit, e shpesh edhe më gjerë. E pabesueshme ajo që ndodhi të shtunën në Montevarchi, në fund të ndeshjes mes vendasve dhe Cesena. Ndeshja e vlefshme për Grupin B të Serie C u fitua nga miqtë 3-0. Teksa synonte t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp, trajneri i romanjolëve, Domenico Toscano, u sulmua nga ai i Montevarchi Roberto Malotti. Ai e akuzoi se kishte folur shumë me lojtarët e tij gjatë ndeshjes. Një sulm me goditje me… kulaç.

Sipas Gazzetta dello Sport, Malotti u afrua te Toscano dhe e goditi duke i hedhur një copë kulaçi të fortë në fytyrë. Kulaçi i hedhur me forcë e ka goditur teknikun e Cesena në tëmth, duke e gjakosur. Trajneri i skuadrës së romanjole ka reaguar verbalisht ndaj sulmit, me homologun Toscano, i cili në atë moment kërkoi edhe një përplasje fizike: “Do të të rrah herët a vonë”, bërtiti ai teksa u ndalua nga drejtuesit dhe gazetarët e pranishëm.

Një drejtues i Montevarchi u kthye në sallë për t’i kërkuar falje Toscano në emër të klubit. Të dielën, klubi lëshoi një deklaratë ku njoftoi se do të merrte masa kundër trajnerit të saj: “Shoqëria Aquila Montevarchi 1902 distancohet nga ajo që ndodhi dje në sallën e shtypit. Sjella e Malotti në fund të ndeshjes Montevarchi-Cesena është e papranueshme. I kërkojmë edhe njëherë ndjesë trajnerit Toscano dhe gjithë klubit të Cesena. Në vijim do të merren masa disiplinore ndaj trajnerit për qëndrimin jo sportiv dhe aspak në përputhje me shoqërinë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *