• |
ide | kryesore

Video/ E pabesueshme çfarë ndodhi në Itali: arbitri nuk e ‘sheh’ golin e De Felice, ndërhyn arbitri i katërt

Sport, Video
De Felice



Arbitri nuk e pa golin? Mendon arbitri i katërt për ta akorduar e për të zbutur stuhinë e polemikave. Episodi i habitshëm ndodhi në ndeshjen e Serie C në Itali mes Benevento dhe Turris, që përfundoi 3-2 për vendasit. Goli i pabesueshëm erdhi në minutën e 28’ nga De Felice. Mesfushori i riktheu miqtë në lojë duke shënuar nga mbi 40 metra distancë.

Megjithatë, ajo që i befasoi lojtarët e Turris që po festonin ishte vendimi i arbitrit që nuk e pa golin. Goditja e De Felice, në fakt, kishte kaluar qartë vijën e portës, por më pas u përplas në tokë nga shtylla dhe u kthye në fushë. Sapo doli jashtë portës, një mbrojtës i Benevento e largoi topin, duke mashtruar arbitrin dhe asistentin.

Lexo më tejSuper League/ Një pjesë e klubeve refuzojnë, ndërhyn… Pescara: postimi bën xhiron e botës

Protesta të forta nga lojtarët e Turris, të cilët po shihnin një gol të rregullt të anuluar. Ajo që përkeqësonte situatën ishte pa disponueshmëria e VAR, që nuk është i pranishëm në Serie C, për të rrëzuar vendimin. Për fatin e miqve ishte arbitri i katërt që ndërhyri me forcë dhe pas pak minutash e bindi arbitrin për të vlerësuar golin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *