• |
ide | kryesore

Super League/ Një pjesë e klubeve refuzojnë, ndërhyn… Pescara: postimi bën xhiron e botës

Sport
Pescara



Vendimi që ka përmbysur skenarët e ardhshëm të futbollit ndërkombëtar është lajmi i ditës. Në fakt, Super League do të bëhet dhe Gjykata Europiane ka vendosur në favor të klubeve që ankimuan monopolin e kupave të Europës në duart e UEFA-s. Por lufta është ende e gjatë mes ekipeve rebele dhe atyre që synojnë të qëndrojnë në UEFA. Ndërkohë, edhe Pescara ka dalë me qëndrimin e saj.

FRONTI I REFUZIMEVE

Shumë klube nuk janë dakord me vendimin e lëshuar nga Gjykata Europiane. Në Itali, Roma dhe Inter kanë marrë tashmë anë dhe janë pozicionuar pro UEFA-s. Ata kanë insistuar mbi parimet e meritave sportive, duke e shpallur horizontin e ri të Super League të papranueshëm. E nëse Napoli është pro, është një klub që ka vendosur të jetë neutral dhe të mos japë mendimin e tij për këtë çështje. Bëhet fjalë për Pescara, një klub nga Abruzzo që luan në Serie C.

POSTIMI IRONIK I PESCARA

Pescara është i njohur në rrjetet sociale për postimet e saj sarkastike dhe ironike që argëtojnë ndjekësit e klubit. Duke qenë se tema e ditës ishte vendimi për Super League, klubi abrucez ka dashur të marrë pjesë në këtë debat. E postimi ironik i tyre në Twitter i ka bërë të gjithë të buzëqeshnin. “Pescara Calcio komunikon se pasi nuk ka marrë asnjë ftesë për Super League, nuk do të japë asnjë deklaratë në lidhje me këtë”. Ndjekësit e kanë pëlqyer dhe postimi bëri xhiron e internetit!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *