• |
ide | kryesore

Laporta trondit UEFA-n, nga 2025 nis Super League: “Nëse do nisnim dy vjet më parë, do kishim fituar shumë para”

Sport
Laporta



Me fjalë të gjithë janë kundër Super League, duke përjashtuar promotorët, por në letër projekti po ecën përpara dhe sipas asaj që u raportua nga presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, turneu i ri që i kundërvihet Champions League mund të nisë së shpejti. Në të vërtetë, shumë shpejt.

“Do të jetë një kompeticion shumë interesant dhe besoj se do të nisë në vitin 2025. Nëse do ta kishim nisur këtë kompeticion dy vite më parë, do të kishim fituar shumë para”, tha për Mundo Deportivo numri një i klubit katalanas Laporta, i vetmi që ka mbetur me Real Madrid për të mbrojtur Super League pas daljes nga skena edhe të Juventus.

Lexo më tej: Super League humb çështjen në Gjykatë: duhet të ndryshojë emrin

Një siguri e ardhur nga vendimi i dhjetorit të kaluar, kur Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Europian “dënoi” çdo veprim përmbarues nga UEFA dhe FIFA. Kështu nisi të merrte formë projekti i ri i Super League. Tani bëhet fjalë për 64 skuadra, të ndara në tre liga, me një fazë grupesh mes shtatorit dhe prillit dhe një fazë pasuese me eliminim. Priten promovime dhe rënie me akses nga kampionatet kombëtare dhe minimumi do të ketë 14 ndeshje për ekip.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *