• |
ide | kryesore

Pritë në autostradë si në filma: autobusi i Benevento sulmohet nga një furgon në ecje

-Instant, Sport
Benevento



Autobusi i Benevento mbeti viktimë e një prite në autostradë, ku një furgon iu afrua dhe prej tij nisën ta godisnin. Benevento, dje, humbi 3-1 në Cittadella. Një disfatë që nuk duhej. Tani kampanët janë pothuajse të sigurt për rënien nga kategoria, duke qenë se janë të fundit, dy javë nga fundi në Serie B.

Për të patur sigurinë pritet ndeshja e sotme mes Brescia e Parma. Do të mjaftonte një pikë për lombardët, që t’i dërgonin verdhekuqtë në Serie C. Por sporti nuk ka asnjë lidhje me atë që ndodhi gjatë rrugëtimit të skuadrës në kthim në qytet.

AUTOBUSI U SULMUA NË AUTOSTRADË

Ekipi po udhëtonte me autobus për shkak të vonesave të mëdha në linjat hekurudhore në të gjithë vendin. Autobusi ishte mes Bolonjës dhe Firences në A1 kur, sipas dëshmive të raportuara nga Sky, iu afrua në krah një furgon. Nga dritaret e tij dolën duar të pajisura me shufra hekuri që u përplasën mbi autobus, teksa të dyja mjetet po udhëtonin me shpejtësi të madhe. Nga furgoni janë hedhur edhe objekte të ndryshme dhe janë thyer xhamat e autobusit.

Policia ka ndërhyrë për të qetësuar situatën dhe ka shoqëruar skuadrën e Benevento drejt destinacionit. Nuk pati të dëmtuar, por frika dhe tronditja do të mbeten gjatë në zemrat e atyre që ishin në autobus. Mbi të gjithë lojtarët që e shohin këtë sulm si pasojë e drejtpërdrejtë të paraqitjes së tyre në fushë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *