• |
ide | kryesore

Policia reagon për aksidentin në Tiranë: U përplas me një pemë dhe një motor

Lajme, Të fundit



Policia ka reaguar për aksidentin e ndodhur ditën e sotme në rrugën ” Ferit Xhajko” në Tiranë. Në aksident u përfshi edhe një urban i linjës së “Unazës”.

Sipas policisë, shoferi i autobusit nuk është ndjerë mirë, teksa ishte në timon. Pas kësaj ai është përplasur me një pemë dhe motomjet që ishte i parkuar. Shoferi po merr ndihmën mjekësore në spital.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 10.03.2024, rreth orës 09:30, në rrugën “Ferit Xhajko”, shtetasi E. C., duke drejtuar autobusin e linjës së Unazës, dyshohet se nuk është ndjerë mirë nga ana shëndësore, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit, dhe është përplasur me një pemë dhe me një motomjet të parkuar. Shtetasi E. C., po merr ndihmë mjekësore në spital.



2 Comments

  1. Te tere te goditurit kane punesuar shofera keta te urbaneve.Nuk eshte hera e parë qe shkaktojnë aksidente.Mirë qe ikin me 10 km në orë nga trafiku se do i kshin marre jetën shumë qytetareve po te ishin ne linja te gjata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *