• |
ide | kryesore

“Inter është i fortë, ashtu si Barcelona”: Nagelsmann zbulon lojtarët që do ruajë për kampionatin

-Instant, Sport
Nagelsmann



Me vendin e parë në Grupin C tashmë të sigurt, Bayern Mynih po përgatitet të presë Inter për ndeshjen e fundit të grupeve në Champions. Bavarezët kanë një sy nga kampionati, ku skuadra e Nagelsmann ndjek Union Berlin në distancë: “Të gjithë mund të luajnë dhe mund të bëjmë edhe ndonjë rotacion. Nesër do ta bëjmë për shkak të lojtarëve që janë të dëmtuar ose kanë probleme – tha trajneri në konferencën për shtyp -. Objektivi mbetet fitorja, megjithatë duhet të fokusohemi edhe te Bundesliga, e cila është shumë e luftuar”.

Nuk ka asnjë rrezik të nënvlerësohet skuadra e Inzaghi pavarësisht mungesës së Lukakut. “Asgjë nuk ndryshon”, paralajmëroi Nagelsmann njerëzit e tij: “Për mua, Interi nuk është një surprizë, duhet të jem i sinqertë. Skuadra zikaltër është shumë e fortë, ashtu si Barcelona. Në fund janë detajet që vendosin. Ne ishim pak me fat me Barcelonën. Nëse ata do të kishin shënuar të parët mund të na kishin mundur. Por në fazën e grupeve nuk ka shumë ndeshje. Interi është shumë i fortë, ka lojtarë fantastikë, nuk jam i befasuar”.

TË PADISPONUESHMIT

Më pas tekniku zbulon edhe listën e atyre që nuk janë në dispozicion për ndeshjen e Allianz Arena: “Sané nuk është ende në dispozicion, të shohim në fundjavë. E njëjta gjë për Lucas Hernandez, ai bëri vetëm stërvitjen e tij të parë. De Ligt nuk do të jetë as nesër në fushë. Ai ka probleme me gjurin dhe nuk do të jetë opsion për ndeshjen e nesërme. Ndoshta për fundjavë mund të jetë gati. Pastaj janë disa lojtarë që ndihen pak të lodhur që do luajnë më pak. Nuk them kush janë, por do të bëjmë disa rotacione. Sa për Muller, ai u stërvit lehtë këtë javë, le të shohim nëse do të jetë i disponueshëm gjatë fundjavës. E njëjta gjë vlen edhe për Neuer, le të shpresojmë se ai mund të luajë në fundjavë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *