• |
ide | kryesore

Hakmarrja, një pjatë që serviret e ftohtë: Duro leksion Partizanit e gjashtë pikë në 14 ditë në Rrogozhinë

-Instant, Sport
Duro



“Nuk kam shkopin magjik për të ndryshuar gjërat”. Kjo është shprehja që dëgjohet më shpesh në trajnerët që marrin detyrën me kampionatin në vazhdim, por që nuk gjen mbështetje në efektin që Shpëtim Duro jep kur ulet në pankinë. E që konfirmohet edhe në 14 ditëshin e tij të parë në Rrogozhinë.

Tekniku erdhi në detyrë para ndeshjes me Kukësin, duke arritur të ngrinte në këmbë një skuadër të demoralizuar nga humbja në shtëpi me Erzenin e duke rrëmbyer një fitore në transfertën e vështirë me vetëm 5 ditë në detyrë. Egantia papritur nisi të luante e rregullt e organizuar, e ndërgjegjshme për mundësitë që ka, duke shfrytëzuar lojtarët efektivisht.

STRATEGJIA E HAKMARRJA NDAJ PARTIZANIT

Rastësi? Aspak. I dyti që e pësoi ishte Partizani. E këtë herë tekniku kishte ca ditë më shumë punë me skuadrën dhe rezultati erdhi shumë më i rrumbullakosur. 3-0 ndaj kryesuesve të kampionatit, me dy lëvizje brilante taktike që paralizuan Colellan dhe sistemin e lojës së Partizanit. Skuka xhiroi më kot nën kontrollin e Atandës dhe dublimin e Malotës. Pastaj Hoti doli nga loja i asfiksuar në markimin një kundër një. Shumë nxituan të thoshin se Duro e njeh Partizanin, edhe pse lojtarët që kanë sot të kuqtë shumë pak kanë lidhje me teknikun actual të Egnatias. Ajo që Duro tregoi ishte një lexim loje i kujdesshëm dhe një eksperiencë që e bëri të dallojë mënyrën si mund të godasë një skuadër prepotente në mendësi, sa nuk pati një plan B për të ndryshuar lojën.

Lexo më tej:Egnatia ‘rrugë’ e përpjetë për Partizanin: dy gafa të Bitrit favorizojnë 3-0 e Duros kundër ish-skuadrës

Një revansh i Duros ndaj së shkuarës, që duket gjithnjë e më e largët. Citimi statistikor i teknikut pas ndeshjes  është një shuplakë për drejtuesit e klubit të tij të zemrës. Duro evidentoi trendin e sukseseve ndaj të kuqve, që kanë ‘harruar’ t’i drejtohen një timonieri nga ata që dinë gjithnjë ta çojnë anijen në port. Sigurisht në varësi të asaj që i japin në dispozicion…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *