• |
ide | kryesore

Egnatia ‘rrugë’ e përpjetë për Partizanin: dy gafa të Bitrit favorizojnë 3-0 e Duros kundër ish-skuadrës

-Instant, F1, Sport
egnatia



Një Partizan që gabon gjithnjë në ndeshjet që nuk duhet. Faza e dytë e kampionatit nis me një 3-0 të hidhur të pësuar në Rrogozhinë, nga Egnatia e për më tepër nga ish-tekniku Shpëtim Duro. Impakti i tij te Egnatia është fantatsik: dy ndeshje dy fitore. Colella dorëzohet me një ndeshje nën pritshmëritë e shënjuar nga dy gafa të Bitrit në shtesën e pjesës së parë. Mbrojtësi, ndoshta e kishte ende mendjen te Kombëtarja dhe Reja, por tani Tirana është vetëm një pikë prapa.

Një ndeshje e nisur keq për Partizanin që humbi Da Silva të dëmtuar pas 20 minutash lojë e në të 42 edhe Matondo. Dy lojtarë kyç për Colella që skuadra ia ndjeu mungesën menjëherë. Në minutën e parë shtesë Bitri preku me dorë topin e kthyer në zonë nga Malota. Penallti e shndërruar në gol nga Fernando, ndërsa ende pa e kuptuar mirë të kuqtë cfarë ndodhi Bitri humbi topin afër zonës në minutën e 4 shtesë dhe Zejnullai mposhti Rexhepin për herë të dytë.

Lexo më tej: Partizani, një fazë lojë me një rekord e vendin e parë: Colella ka 100% fitore në transfertë

Colella kishte një skuadër të shuar në lojë që zëvendësimet nuk e ndezën dot. Duro në anën tjetër kontrolloi qetësisht lojën, duke ulur ritmin e duke goditur me kundërsulm edhe njëherë me Zejnullahin. Në minutën e 70 mesfushori nuk gaboi mundësinë e paraqitur, duke kapitulluar kryeqytetasit. Fitorja e dytë radhazi me Shpëtim Duron në krye për Egnatian, që ngjitet në vendin e katërt me 15 pikë. Humbja e parë në transfertë për Partizanin. Ashtu si kundër Erzenit, derbin me Tiranën dhe barazimin me Kastriotin, skuadra e Colellas ndal hapin atëherë kur duhet t’i heqë shpresën kundërshtarëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *