• |
ide | kryesore

U akuzua se përdhunoi një 34-vjeçare, arrestohet shqiptari në Greqi

-Instant, Lajme, Të fundit



45-vjeçari shqiptar, që akuzohet për përdhunimin e një 34-vjeçareje në afërsi të një stacioni autobusi në Greqi, është vënë në pranga. Lajmin e bëjnë të ditur mediat në vendin fqinj ndërsa thuhet se 45-vjeçari u arrestua pas organizimit të një operacioni në bashkëpunim me autoritetet shqiptare.

“Muaj i mbarë. Pas një hetimi metodik dhe identifikimit të autorit dhe me bashkëpunim të shkëlqyer me organet e sigurisë shqiptare, autori i dyshuar i përdhunimit të gruas në Paleo Faliro ndodhet në prangat e policisë greke”, shkruajnë autoritetet greke në një postim në Twitter.

Sipas informacioneve, Takis Theodorikakos ka biseduar tre herë me homologun e tij shqiptar të hënën dhe i ka kërkuar që të intensifikohen procedurat për gjetjen dhe dorëzimin e 45-vjeçarit tek autoritetet greke.

Sipas të njëjtave informacione, autoritetet shqiptare e kanë identifikuar 45-vjeçarin nga shenja e gishtit të celularit dhe pasi e kanë arrestuar, në orën 2.00 të mëngjesit të së martës ua kanë dorëzuar autoriteteve shqiptare.



4 Comments

  1. Policia qe duam ka arrestuar nje shtetas Shqiptar dhe e ka ekstraduar ate direkt, brenda disa oreve ne Greqi, pa vendim gjykate pa asgje, ne shkelje te plote te ligjeve te Shqiperise.

    Ky eshte shteti qe ne meritojme!
    Skeni pare gje akoma…

  2. E ka ekstraduar se ka shprehur deshiren e vet.
    Dua te dal njehere andej nga Greqia , dhe hop policia me vrap e coi. Ska gje te keqe. Eshte si ajo “fjala e fundit para pushkatimit”. Mos ta conte policia deri ne kufi!!!! Do paguante taxi apo autobuz, jo e ka cuar vete policia. Vete donte.
    Drejtuesit tani qe nga kryministri jane ca bythelepire, qe per hir te nje egoje dhe servilizmi jane gati te shkelin cdo procedure vetem qe te duken cuba para te tjereve.
    Ketu nuk ka as shtet as gje.
    Flasim per procedure. Nuk mbrojme njeri aq me teper me ate e ka bere ky “patrioti” jone.
    Greku per Shqiptarin kurre nuk do e bente kete kurrreee.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *