• |
ide | kryesore

Vajza e të moshuarës së Pejës: Dyshoja që keqtrajtohej

Arkiva, Lajme, Të fundit
vajza



Goditja e infermiereve ndaj të moshuarës në një azil në qytetin e Pejës, ka tronditur opinionin publik. Publikimi i pamjeve të rënda ka sjellë shumë reagime duke dënuar aktin. Vajza e të moshuarës, Zhaneta Nura tregon se ka vënë re shenja tek nëna e saj edhe disa ditë më parë. Në një prononcim për TV Dukagjini, ajo është shprehur se pasi pa videon e të ëmës, kërkoi menjëherë që ajo të nxirrej nga azili.

“Minimumi një herë ose dy herë në javë e kam vizitu nënën. Tash para 4-5 dite kam qenë në rezidencë. Në herën e fundit, e kam parë një shenjë dhune në faqe, por s’më ka shkuar mendja që ka dhunë në një rezidencë me standarde zvicerane.

Kam qenë në punë kur më ka ardhë ky xhirim. Mamën e kam tërhequr automatikisht prej aty. Tani shpresoj që drejtësia ta qes në dritë këtë punë. Nënës time i ndodhi, por mos t’i ndodh dhe të tjerëve” – tha ajo.

Vajza ka deklaruar se për strehimin e nënës së saj në këtë qendër, familja e saj ka paguar 600 euro për muaj, duke i bartur edhe shpenzimet e veshmbathjes dhe terapisë mjekësore.

“Ka qenë tronditje e madhe. Stres i paparë. Kur një dhunë bëhet ndaj një nëne të sëmurë në atë rezidencë, të cilës s’di a t’i them rezidencë më. Besoj që secili prej qytetarëve më kupton. S’kam fjalë me përshkru dhimbjen që ka ndodhur. Kemi paguar 600 euro në muaj. Veshmbathja ka qenë prej nesh. Terapia prej nesh” – tregon vajza. ©LAPSI.al

Kjo është gjendja e së moshuarës që u keqtrajtua - BotaPress



3 Comments

  1. Turp ti si vajzë njëherë që e ke degdisur nënën në azil, pastaj e dyta janë ato psikopatet infermiere që e godisnin nënën tënde.

    Ka shum mosmirënjohës si puna jote, sa mbaroni pune me prindërit i jepni duart, se ju ka zënë derën. Fytyra të fëlliqura, t’i paguani të gjitha!

  2. O miri nena mund te kete nevoje per terapi qe nuk e bejne dot familjaret.
    Nena mund te jete cmendur dhe nuk mbahet ne shtepi, se do perfundojne si shqipot qe po cmenden me kalamaj dhe me qen e mace.
    Mos e dhit fare.
    Pra kjo bucja nuk ka faj?
    Prandaj duhet azili, se jeni pjerdh per fare. Ju duhet mjeku.

  3. Turp qe vjzat paguajne 600 euro ne muaj dhe nuk marrin nenen ne shtepi e t’i vene punetore sherbimi kur jane ne pune.

    E denueshme sjellja e infermjereve te azilit, por po ashtu e padrejte sjellja e bijave te saj.

    Jo vetem djemte e nuset, por edhe vajzat kane detyrim ndaj prinderve ne cdo situate.

    Kosova eshte dalluar per jeté patriarkale e sidomos per trajtimin me respekt te prinderve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *