• |
ide | kryesore

Sulmohet me armē zjarri stacioni policor kufitar në Kosovë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
kufitar



(Albin Kurti dhe ministri Xhelal Sveçla gjatë vizitës më 6 shtator 2022 në bazën e re kufitar të Policisë së Kosovës në Jasenovik, Zubin Potok) 

Sulmohet posta policore në Jasenovik, në kufirin Kosovë-Serbi. Policia kosovare njofton se mbrëmjen e të mërkurës ka pasur të shtëna me armë zjarri. Nga të shtënat është dëmtuar rrethimi i godinës ku ndodheshin efektivët.

Zyrtarët policorë të cilët kanë qenë me detyrë në stacionin policor kufitar në Jasenovik, kanë informuar se me datë 02 nëntor 2022 gjatë natës kanë dëgjuar të shtëna armësh (dy të shtëna radhazi), teksa ishin në ushtrim të detyrave të tyre në vendin e quajtur “Jabuke”.

Policia ka gjetur një predhë plumbi e cila kishte goditur rrethimin e objektit të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare në Jasenovik.

Lidhur me rastin Drejtoria kundër Terrorizmit po kryen hetime mbi dyshimet për kryerjen e veprave terroriste.

‘Policia e Kosovës me njësitet policore, do të vazhdojë angazhimet e saja në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore, në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e krimit dhe kontrabandës si dhe shërbimin ndaj vendit dhe të gjithë qytetarëve pa dallime”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lexo më tej: Konflikti i ashpër mes Kosovës dhe Serbisë për targat, BBC: Arsye e pamjaftueshme  



3 Comments

  1. Albin , Binde SHBA se koha eshte tani, te pastrojme veriun nga mbetjet kolonizatore. Tani qe je ti, i kemi mundesite te fitojme, se neser kur mund te rikthehen tradhtaret e vjeter dullo-titiso-thacistat, mund te mos e fitojme dot ate lufte,sepse ai qe tradheton njehere mund te tradhetoje perseri. Te cohet FSK ne veri.Te dyfishohet bugjeti per FSK.

  2. Dikur, kur behej ndonje aksion i policise speciale ne veri(njenga ato pak aksionet,qe numeroheshin me gishtat e dores), serbo fashistat ngriheshin ne kembe qe nga pjesa veriore e Kosoves, deri neBeograd e OKB, duke bere namin se si policet speciale te Kosoves “pushtuan” veriun, sic thoshin ata, Kurse sot, ne kohen e Albinit, kemi kriju 4 super baza policore ne veri, vetem sa per fillim. Se kuptojne minjte e trembur serbe, qe duke gervishur keto bazat, sic paskan sulmu dje, na japin mundesi qe te zgjerohen dhe fuqizohen akoma me shume , pra me teper siguri ne ato zona.

  3. Po pse nuk iu afruan me shume bazave, apo kishin frike? Ja sa trima jane serbet, gjuajne naten, nga larg, por jo nga afer dhe balle per balle

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *