• |
ide | kryesore

Sondazhi/ Shqiptarët zgjedhin mes grave dhe burrave në politikë

Arkiva
politikë



Shqiptarët nuk bëjnë më ndarje gjinore për aftësitë në politikë. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania nëse burrat janë më të aftë se gratë në politikë, 47% e tyre nuk janë dakord me këtë pohim dhe 24% e tyre janë dakord.

Tek ata të cilët besojnë se burrat janë më të aftë se gratë në politikë, 30.5% janë po burra dhe vetëm 16.9% janë gra.

Ndërsa 37.8 e shqiptarëve deklaruan se është më mirë të kesh një drejtuese grua, se sa një burrë në punë. Ndërsa 32.9% e tyre nuk janë dakord me këtë pohim. Nga ata që janë dakord me këtë pohim, mbizotërojnë gratë me 46.5%, ndërsa, burrat zënë 29.9%.

Gjetjet janë të Barometrit në Euronews Albania, realizuar gjatë periudhës 9-21 shtator 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *