• |
ide | kryesore

Algoritmi para shortit të Champions trondit Milan: kryqëzimet e mundshme edhe për Inter e Napoli janë të frikshme

-Instant, F1, Sport
algoritmi



Një short i ethshëm. Të hënën në orën 12 në Nyon, do të vendosen çiftet për 1/8 e Champions dhe Inter, Napoli dhe Milan do të njohin kundërshtarët e tyre. Mes shpresave, magjive dhe ëndrrave të tifozëve, ajo që drithëron sidomos kuqezinjtë është algoritmi. Kundërshtarët më të mundshëm janë Bayern Mynih për Milan dhe Chelsea, Manchester City dhe Tottenham për Inter. Në Napoli, nga ana tjetër, mund ta peshkojnë një tjetër gjermane. Borussia Dortmund dhe Eintracht Frankfurt janë kandidatët më të përshtatshëm.

Algoritmi sugjeron diçka të komplikuar, por në realitet llogaritjet nuk janë aq të vështira. Në raundin e dytë nuk mund të takosh ekipe të të njëjtit komb ose ata që kanë qenë kundërshtarë në grupe. E duke marrë parasysh që Anglia çoi në fazën finale 4 skuadra, është mjaft e lehtë të përcaktohet përqindja e shanseve të 16 të kualifikuarve.

Sfida më e mundshme nga të gjitha është Bayern-Liverpool, me probabilitet madje 37,121%. Rrezik anglez ndërkohë për Inter. Zikaltrit janë ata me fatin më pak të shënuar. Sipas të gjitha gjasave do të përfundojnë në Angli: Chelsea është kryqëzimi më i mundshëm me 19.077%, por Manchester City dhe Tottenham nuk janë larg si opsion (18.890%). Pak më mbrapa Real Madrid (14.698%), pastaj Porto dhe Benfica (14.223%).

MAKTHI I BAYERN PËR MILAN

Gjermanët nuk mund të sfidojnë asnjë ekip nga vendi i tyre (Dortmund, Eintracht dhe Leipzig). Interi ishte me ta në grupe, kështu që shanset më të mëdha janë të gjejnë kuqezinjtë (pothuajse 24%). Por nëse gjermanët do të shortoheshin me Liverpool, për skuadrën e Pioli, probabiliteti thotë City ose Tottenham (17,802%). Pas anglezëve është Reali i ish-Ancelottit (13.652%) dhe vetëm më pas dy portugezet. Benfica e Porto do të ishin më të mirëpritura, por ka vetëm 13.397% shanse për t’u përballur me Djallin.

NJË GJERMANE PËR NAPOLIN

Duke mos mundur të shortohen me Milan, Interi apo Liverpool, për skuadrën e Spallettit, algoritmi ka plane të tjera. Shanset më të mëdha për një përplasje kanë të bëjnë me skuadrat gjermane. Borussia Dortmund dhe Eintracht Frankfurt kanë 22,219% dhe menjëherë pas është Leipzig me 21.341%. Psg dhe Bruges (17.110%) janë më pak të mundshëm, por parë nga këndvështrimi francez, ai me Napolin do të ishte i dyti më i mundshëm pas atij me Bayern (19.464%).

Bayern-Liverpool është çifti më i mundshëm. Sipas këtij algoritmi ndër sfidat statistikisht më pak të mundshme për t’u tërhequr, janë përballja mes Psg dhe Portos dhe ajo midis Bruges dhe Benfica-s. Edhe pak orë durim dhe do ta dimë me siguri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *