• |
ide | kryesore

Liverpool në shitje: dy kompani kërkojnë blerës, pronësia kërkon 4,5 miliardë euro

-Instant, Sport
Liverpool



Liverpool është në shitje. Lajmin e bën “The Athletic”, duke saktësuar edhe detajet ekonomike të një operacioni të mundshëm. Sipas portalit, pas blerjes së klubit në vitin 2010, Fenway Sports Group (FSG) e vlerëson shoqërinë rreth 4.5 miliardë euro. E kjo nuk është e gjitha. Sipas të dhënave të raportuara në artikull, në fakt, pronarët i kanë kërkuar tashmë Goldman Sachs dhe Morgan Stanley të gjejnë blerës të mundshëm.

Për momentin nuk është ende e qartë nëse tashmë kanë nisur kontakte konkrete me ndonjë investitor të interesuar për operacionin. E vetmja gjë e sigurt është se pronarët e Liverpool FC janë shprehur se janë të hapur ndaj ofertave atraktive. Kjo mjafton për të rritur perspektivat për një shitje të mundshme të klubit. Një situatë që nga njëra anë duket se përvijon kuotimin e Reds dhe nga ana tjetër duket se dëshiron të tërheqë vëmendjen e çdo blerësi.

Pronar edhe i Boston Red Sox, rrjetit televiziv NESN dhe 50% të Roush Fenway Racing dhe Fenway Sports Management, FSG mund të ketë vendosur të bëjë para me Liverpool. Nën menaxhimin e tyre, që në vitin 2010, Reds fituan Premier League dhe Champions League. “Ka pasur një sërë ndryshimesh kohët e fundit në pronësi dhe zëra për ndryshime pronësie në klube. E ne pyetemi rregullisht për pronësinë e FSG te Liverpool – shkruhet në komunikatën e Grupit -. FSG ka marrë shpesh interesin nga palët e treta që kërkojnë të bëhen aksionarë të Liverpool”.

“FSG ka deklaruar më parë se në termat dhe kushtet e duhura do të konsideronim aksionerë të rinj. Kjo nëse do të ishte në interesin e Liverpool si klub. FSG mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj suksesit të Liverpool, si brenda dhe jashtë fushës”. Liverpooli është në shitje. Por për të marrë në dorë klubin duhen të paktën 4.5 miliardë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *