• |
ide | kryesore

Rama-opozitës: Porti i Durrësit investim që nuk ishte imagjinuar ndonjëherë

-Instant, Lajme, Të fundit
edi rama sula, ofendime për portin e Durrësit



Seanca plenare nisi me debate për miratimin e procedurës të përshpejtuar për Portin e Durrësit. Opozita kundërshtoi që të futej me procedurë të përshpejtuar projektligji. Në fjalën e tij, Enkelejd Alibeaj u shpreh se kushton 2 miliard e 100 milionë euro. Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se PD duhet të vendosë që të mos i shkojë mbrapa Sali Berishës.

Më i ashpër ka qenë kryeministri Edi Rama. Ai ka shpërthyer në ofendime ndaj opozitës. Sipas tij, në Shqipëri po bëhet një investim që nuk është bërë dhe imagjinuar ndonjëherë. Rama e konsideroi atë një investim që transformon Durrësin në një nga pikat më të rëndësishme në Mesdhe. Kërkesa për procedurë të përshpejtuar për portin e Durrësit u miratua me 62 vota pro dhe 19 kundër.

Pjesë nga debati:

“Edi Rama: Me çfarë kurajoje ti çohesh këtu edhe hedh baltë mbi një personalitet, personalitet? Ai është përfaqësues i një prej komanive më të mëdha të botës që vjen në Shqipëri si një rezultat i një marrëdhënieje strategjike, prej të cilës po ndërtohn në zonën e Spitallës 2 mijë apartamente dhe falë të cilës këtu në vendin tonë bëhet një investim që nuk ëhstë bërë ndonjëherë dhe nuk është imagjinuar ndonjëherë që e transformon Durrësin në një nga pikat më të rëndësishme në Mesdhe.

Këtu as nuk u mitatuar gjë, duhet të jetë sepse kështu mendojmë ne që duhet të jetë, sepse nuk kemi kohë për të humbur, kemi më shumë se një vit që negociojmë, është një kontratë ku shteti shqiptar merr pjesë me aksione, ju jeni ca të mbaruar, të pafytyrë, njerëz që nuk keni fe, as din e as iman.Çoheni këtu dhe mirë ne, por akuzoni për aferë një nga kompanitë më të mëdha të botës, Jeni ca të pafytyrë, pa din e pa iman, këta jeni ju.

Deputeti Sula:  S’ke turp.

Edi Rama: Mos bërtit ti gjel deti i Peqinit dakort se po të kishit ju fytyrë, ju nuk ia bënit Shqipërisë ato që i keni bërë.”



4 Comments

  1. Nuk eshte investim që nuk ishte imagjinuar ndonjëherë por nje megavjedhje qe nuk eshte pare , imagjinuar e menduar ndonje here me pare . Ti je nje hajdut me bisht o i gjati ine , ty te frenon vetem burgu . Per sa kohe qe Shqiptaret do te te mbajne ne krye te shtetit nje superhajdut si ty , aq kohe do te vuajne pasojat e poshterimit si komb . Largimi yt i menjehershem (edhe me dhune po qe e nevojshme) eshte liri , eshte prosperitet per Shqiperine dhe Shqiptaret .

    P.S.
    Sa here qe ti bertet , uleret dhe ofendon , nje mega vjedhje eshte ne horizont .
    Sa here qe ti bertet , uleret dhe ofendon , me e varfer behen Shqiperia e akoma me te varfer Shqiptaret .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *