• |
ide | kryesore

Berisha: PD nuk është e ndarë, por Rama mban peng flamurin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Ndarë



Kryetari i PD-së, Sali Berisha thotë se PD nuk është e ndarë në dy pjesë edhe pse grupimi “Alibeaj” ka deklaruar të shkojë me kandidatët e tij në zgjedhjet lokale të 14 majit. Berisha tha se perceptimi i ndarjes së PD në dy pjesë është një skemë e imponuar nga Rama. Në një kohë që KQZ nuk e njeh ende ligjërish PD e drejtuar prej tij, kryedemokrati tregoi dhe se si do të veprojë për të regjistruar PD për zgjedhjet lokale.

“Ka një parti, nuk jemi dy pjesë. Një skemë e imponuar nga Rama nuk është PD. PD ka një përputhje të plotë me kushtetutën e saj ka përmbushur të gjitha standardet. Ka një grup, por nuk mund të quhet pjesë tjetër e PD, është një grup në PD dhe janë pjesë e PD janë të ftuar të kontribuojnë si deputetët. Ka një kushtetutë, ajo kushtetutë u jep të drejtë deputetëve dhe anëtarëve të kandidojnë në primare dhe të krijojnë fraksione brenda nëse nuk janë dakord me kryetarin.

Realiteti është se ka një parti me forumet e zgjedhura nga baza deri në krye. KQZ është i detyruar të njohë partinë e regjistruar më 25 marsi me vendim të gjykatës së Tiranës. Rama ka përpjekje për të konfiskuar flamurin e PD. PD do bëj gjithçka për të çliruar flamurin dhe ne do qëndrojmë kundër tij. Ne do paraqesim vendimin e gjykatës në KQZ. Është në tagrin e këtij komisionit të vendos në përputhje me ligjin ose të bëhet vegël e Edi Ramës”, – tha Berisha në Opinion.



5 Comments

  1. Hahahah magjistar.
    Nuk eshte e ndar. Po ashtu eshte taktika e re. Bejm sikur zihemi qe te jet vemendja te ne.
    Po jo te ndare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *