• |
ide | kryesore

Kthyen banesën në ‘shtëpi bari’, shpallen në kërkim babai dhe dy djemtë

-Instant, Lajme, Të fundit
krujë, shtëpi bari, polici



Një banesë e kthyer në “shtëpi bari” është zbuluar nga policia në Krujë. Për këtë vepër penale, blutë kanë shpallur në kërkim tre persona: babai dhe dy djemtë e tij. Policia njofton se në vendin e quajtur “Kodër Dushk”, në fshatin Derven, në banesen e një personi që aktualisht jeton në Greqi, kultivoheshin bimë narkotike. Brenda banesës ishin përshtatur dy ambiente për kultivimin e bimëve narkotike. Këto të fundit ishin mbjellur nëpër vazo dhe rrethuar me llampa.

Pas hetimeve, në kërkim u shpall Q. X., L. X. dhe K. X. babai dhe 2 djemtë e tij, të cilët kishin në ruajtje banesën. Gjithashtu atyre, iu gjet dhe iu bllokua edhe një furgon brenda të cilit policia gjeti pajisje të shumta elektrike që do të shërbenin për përshtatjen e ambienteve të tjera të banesës, për kultivim të bimëve narkotike, me llamba. 206 bimë narkotike, të kultivuara në vazo dhe dhjetëra llamba dhe pajisje të tjera elektrike që ishin instaluar në 2 ambientet e banesës janë sekuestruar nga policia.

Policia:

“Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të tentativave për kultivim të bimëve narkotike në ambiente të hapura e të mbyllura, dhe si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, mbështetur nga inteligjenca informative se në vendin e quajtur “Kodër Dushk”, në fshatin Derven, në banesen e një shtetasi që aktualisht jeton në Greqi, kultivoheshin bimë narkotike, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Derveni”.Në kuadër të këtij operacioni, në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë shpallja në kërkim e shtetasve:
-Q. X., L. X. dhe K. X. (babai dhe 2 djemtë e tij), të cilët kishin në ruajtje banesën ku Policia zbuloi 2 ambientet e përshtatura për kultivim të bimëve narkotike. Vijon puna intensive për kapjen e të 3 shtetasve të shpallur në kërkim.”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *