• |
ide | kryesore

Operacion antidr0gë në Tiranë, 15 të arrestuar

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia ka arrestuar 15 persona në kuadër të një operacioni antidrogë në Tiranë. Mësohet se janë sekuestruar 745 gramë kokainë, 110 gramë heroinë dhe 1,3 kg kanabis. Sipas policisë, droga shpërndahej në zona të ndryshme të Tiranës dhe disa lokale. Thuajse të gjithë të arrestuarit ishin të grupmoshës 20-30 vjeç.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim 2 persona, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë 14 të tjerë.

“Disa prej këtyre shtetasve siguronin lëndën narkotike kanabis dhe tentonin ta shisnin edhe në afërsi të disa shkollave në qytetin e Tiranës”, tha Drejtori i Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika.
Policia tha se gjithashtu se përgjatë këtij viti, ka finalizuar 38 operacione policore në fushën e narkotikëve. Gjatë tyre janë sekuestruar 6,5 kg lëndë narkotike kokainë. Po ashtu është gjetur edhe 73 kg kanabis, 52 kg prej të cilave në formë çokollate.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *