• |
ide | kryesore

“Nëse të majtët thonë se janë shqiptarë, duhet të dalin të mbrojnë atdheun sot”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
atdheun



Qytetarë të shumtë janë nisur nga Elbasani pasditen e sotme për të marrë pjesë në protestën e opozitës.

Ata shprehen se të gjithë duhet të dalin në protestë kundër kësaj qeverie që nuk do t’ia dijë për popullin, teksa flasin për kushte të vështira ekonomike.

Nga qyteti i Elbasanit thuhet se do të jenë në protestë rreth 2500 persona. Nisja nga Elbasani filloi në orën 14:30 pranë selisë blu me autobusë, por sipas burimeve zyrtare do të ketë dhe organizime në grupe të vogla edhe nga njësitë administrative me automjete private.

“Popullin sot e ka çuar në pikën më të fundit. Populli shqiptar po vuan nga një kriminel. Unë vij nga Italia enkas për të protestuar”, tha një qytetar.

“Nuk do të ketë shqiptar sot që mos të dalë në Tiranë kundër kryekriminelit të kombit shqiptar të të gjitha kohërave, kryetradhtarit të kombit shqiptar, kryehajdutit të kombit shqiptar të të gjithë kohërave, Edvin Kristaq Rama.

Arsyeja kryesore fukarallëku i kombit. Si nuk e ndiejmë, gjysmë pesnioni apo jeton me miliarda vetë ai.

Po qe se elektorati i majtë thonë se jemi shqiptar, duhet të dalin të mbrojnë atdheun sot. Ne themi Shqipëria në rrezik, ai po shet gjithë asetet themelore të kombit shqiptar, të ekzistencës së kombit. Unë kam shumë për të folur, nesër mbaroj po të më lësh. E di çfarë po i bën gjuhës shqipe ai i biri i Kristaq Ramës.

Gjuha dhe gjaku janë kolonat ku mbështetet ekzistenca e një kombi. I kanë vajtur Gjinushit gjuhëtarë me emër që mbrojnë gjuhën shqipe, i ka nxjerrë përjashta me forcë”, tha një i moshuar.

“Ne shkojmë në protestë për këtë krizë të madhe që ka pllakosur vendin dhe nga kjo udhëheqje kriminale e kësaj qeverie që nuk duan t’ia dinë për popullin shqiptar. Vetëm vjedhin, pasurohen për vete dhe nuk kemi asnjë lloj shprese nga këta.

Unë jetoj me një fëmijë, jam pensionist. Vajza ime ka mbaruar shkollën për infermieri tash 3 vjet, me master e të gjitha, ka marrë licencën e para në provimin që dha në Tiranë dhe nuk e punësohet se je demokrat i djathtë. Në kohën e Enver Hoxhës kam qenë i persekutuar, kurse tani jemi më të persekutuar se jemi djathtas.

Ne shpresojmë që secili prej nesh dhe gjithë populli shqiptar ta kuptojë se shteti shqiptar nuk ka qeverisje për popullin, ka qeverisje për veten.

Një minutë e më parë kjo qeveri duhet të rrëzohet”, u shpreh një pensionist.



4 Comments

  1. Pikerisht sepse jemi shqiptare nuk do te dalim per te mbrojtur Sali Berishen, nje politikan i korruptuar dhe i kompromentuar, dy here i shpallur non grata nga aleatet tane USA dhe UK, ata qe mbeshten pavaresine e Shqiperise dhe te Kosoves dhe qe na mbrojne nga armiqte tane serbo medhenj e ruso shoviniste te cileve Berisha iu sherben.

  2. Si ore te dalin socialistet? kush t’ja japi buken e gojes pastaj Partia Demokratike?

    Une mendoj se kur socialistet te jene ne pushtet 50 vjet (sic jane tani), duhet ti vdesin demokratet per buke, dhe kur demokratet te marri pushtetin per 4 vite duhet te vdesin Socialistet (per buke kuptohet).

    Ja kjo eshte Shqiptaria. Kete lloj Shqiptare njof une qe nga viti 1912. Sa t’ju a fusin te tjeret, futjani njeri tjetrit.

    Une jam qe mos dilni ne protesta, por ikini nga Shqiperia , zbrazeni sa keni tru dhe kohe ne dispozioni, se nje jete keni e jetojeni me dinjitet jasht Shqiperise.

  3. Militantja e Berishës kërcënon Ramën: Me jepni një snajper, jam gati ta vras. Hallall 30 vjet burg! Grua qe vret per salih metaj nga elbasani fshatar elbasanas qe luciano boci i paska paguar mire me rublat e salihut dhe bejne sikur keta jane shqiptare.katunaria ne qytet kombi ne rrezik Qazim Mulleti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *