• |
ide | kryesore

Kuvend/ Zbulohet data e diskutimit për portin e Durrësit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Kuvendi



Në mbledhjen e Konferencën e Kryetarëve të mbajtur ditën e sotme u shqyrtua dhe miratua kalendari i punimeve të Kuvendit për periudhën 22 nëntor – 23 dhjetor 2022. U vendos edhe kur do të diskutohet për Portin e Durrësit në Kuvend.

Sa i përket debatit për projektligjin e miratimit të marrëveshjes së Portit të Durrësit, Konferenca e Kryetarëve vendosi që seanca të mbahet më 24 nëntor dhe të zgjasë 6 orë në Kuvend.

Lexo më tej: Pikat e errëta të planit për pallate dhe marinën e Durrësit 

Njoftimi i plotë: 

U zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, sot u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Mbledhja shqyrtoi dhe miratoi kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 22 nëntor – 23 dhjetor 2022. Mbledhja vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 24 nëntor, 5 dhjetor, 15 dhjetor dhe 22 dhjetor 2022.
Mbledhja vendosi që zhvillimi i mocionit me debat për integrimin evropian. I programuar për seancën plenare të datës 17 nëntor, të zgjasë 4 orë.
Mbledhja vendosi që debati për projektligjin “Për miratimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C, në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & jahtet e Durrësit”, i programuar për seancën plenare të datës 24 nëntor, të zgjasë 6 orë.



1 Comment

  1. Nga te gjitha takimet qe disa injorante politikane flasin dhe firmosin per portin e Durresit, si nuk kemi pare nje specialist me pervoje ne fushen detare te japi sugjerime ???!! thotë:

    Nuk mund te quhet PORT. Ky qe behet zhurme eshte thjesht nje Marina Yacht , dhe ne token aktuale te portit do ndertohen kulla apo hotele per interesa oligarku dhe jo per interesat e durrsakeve.
    Perse nuk sqarohet populli ?
    Per kompanine holandeze Royal Haskoning u paguan 12 mil euro nga taksat e shqiptareve per projektin e portit tregetar ne porto romano. Perse ngeci ? Perse nuk gjendet nje investitor per kete port ??? Shqiptaret vetem per nje port te tille tregetar kane nevoje dhe jo per jahte apo ndertesa pa lidhje ne token e portit aktual.
    Keta qe fusin hundet te ndertojne ne portin e durrsakve kondrabandisht, kot lodhen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *