• |
ide | kryesore

OKB-ja i bën thirrje Rusisë që të dëmshpërblejë Ukrainën

-Instant, Lajme, Planet



Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara i ka bërë thirrje Rusisë që dëmshpërblejë Ukrainën dhe të mbajë përgjegjësi për veprimet e saj, sipas The Guardian.

Asambleja votoi për të miratuar një rezolutë të hënën, të mbështetur nga 94 nga 193 anëtarët e asamblesë, duke thënë se Rusia “duhet të mbajë përgjegjësi ligjore ndaj të të gjitha veprimeve të saj të paligjshme, duke përfshirë kompensimin për dëmtimin, përfshirë çdo dëm, të shkaktuar nga akte të tilla.”

Rezoluta rekomandon gjithashtu që shtetet anëtare, në bashkëpunim me Ukrainën, të krijojnë një regjistër ndërkombëtar për të regjistruar provat dhe pretendimet kundër Rusisë.

“77 vite më parë, Bashkimi Sovjetik kërkoi dhe u dëmshpërblua, duke e quajtur atë një të drejtë morale të një vendi që ka vuajtur nga lufta dhe okupimi,” tha ai.

“Sot, Rusia, e cila pretendon të jetë pasardhësja e tiranisë së shekullit të 20-të, po bën gjithçka që mundet për të shmangur detyrimet e saj, duke u përpjekur t’i shpëtojë përgjegjësisë për krimet që po kryen,” tha Ambasadori ukrainas Sergiy Kyslytsya.

Zelensky e përshëndeti votimin si një “fitore diplomatike” në një postim në Twitter.

Nga fitorja në Kherson te fitorja diplomatike në Nju Jork – Asambleja e Përgjithshme sapo i ka dhënë dritën jeshile krijimit të një mekanizmi kompensimi për krimet ruse në Ukrainë.

Agresori do të paguajë për atë që ka bërë!”.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *