• |
ide | kryesore

Polonia: Mund të aktivizojmë Nenin 4 të NATO-s pas sulmit me raketa

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
nenin



Zëdhënësi i qeverisë polake Piotr Muller sapo ka dhënë një konferencë për shtyp në kryeqytetin Varshavë. Ai tha se qeveria po rrit nivelin e gatishmërisë së ushtrisë. Kjo si përgjigje të shpërthimit pranë kufirit të saj me Ukrainën. Muller konfirmoi se 2 persona ishin vrarë në incident. Ai u tha gazetarëve se qeveria po shqyrtonte nëse do të aktivizonte nenin 4 të Traktatit të NATO-s. Kjo do të nënkuptonte mbajtjen e një takimi të anëtarëve të NATO-s pasi po kërcënohej “integriteti i tyre territorial, pavarësia politike ose siguria”.

Ka shumë shqetësime se shpërthimi i raketave në Poloni mund të përbëjë një shkelje të nenit 5 të NATO-s. Kjo nëse konstatohet se shkak për vdekjen e 2 personave është bërë një sulm rus. Në Nenin 5, traktati themelues i NATO-s përqendrohet në mbrojtjen kolektive. Pra, nëse sulmohet një nga shtet anëtare, pjesa tjetër i del në mbrojtje dhe Aleanca vepron si një e tërë. Neni 5 u miratua në një kohë kur blloku ishte nën kërcënimin e një sulmi nga ish-Bashkimi Sovjetik.

“Mbrojtja kolektive do të thotë që një sulm kundër një aleati konsiderohet si një sulm kundër të gjithë aleatëve”, thuhet në këtë nen. Neni 5 është aktivizuar vetëm një herë nga NATO që kur u nënshkrua në vitin 1949. Kjo ndodhi një ditë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në ndërtesat e Qendrës Tregtare Botërore dhe Pentagonit në SHBA.

Deri tani Polonia ka deklaruar se po mendon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s, i cili parashikon se palët do të konsultohen së bashku dhe vendosin nëse integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e tyre është nën kërcënim. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Patjetër që rusët e kan fajin … largqoft Zelensk sorrosiani nuk bën pisllëqe te tilla.

    *Ujku mjergull do.

    1. Po normal o lla.

      Pse nuk e dime ne qe Zelenski sulmoi Rusine ne shkurt? Po lere cfare thone mediat e Sorosit…

      *Putini kara si ju do!

      1. Zelenski nuk sulmoi ne shkurt po te gjitha qeverite e kievit qe mbas “revolucionit” te 2014s kane sulmuar, dhunuar e masakruar sistematikisht ruset qe banojne ne ukraine. Per kete ka fakte te dokumentuara nga gazetare franceze me ze e me figure.

        Do me bo zhurmusin boje sa te duash por faktet jane aty per kedo qe do te shohe e shikoje te verteten, sado tymnaje perhapni ju hale me pagese.

  2. Me logjike, Rusia po te donte te godiste NATO-n, e kishte bere me perpara, duke goditur furnizimet ushtarake!

    Me shume i besoj faktit qe kane qene mbetje raketash.

    Pune leshi!

  3. Shume mire aktivizojeni per kedo qe i ka nis raketat rusi apo ukraina kushdo qofte.
    Raketat jane prodhim rus por perdoren nga te dyja palet vetem se ka nje problem jane per sisteme mbrojtese jo sulmuese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *