• |
ide | kryesore

Dibër/ I riu plagos aksidentalisht një 15-vjeçar

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 15-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Dibër. Blutë njoftojnë se ngjarja është zbuluar pasi adoleshenti kishte shkuar në spital për ndihmë mjekësore. Nga hetimet rezultoi se  K. V., 21 vjeç, ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri 15-vjecarin. Menjëherë pas ngjarjes, 21-vjeçari fshehu në një shkëmb mbi fshatin Ceren, dy armë zjarri, kallashnikov dhe pushkë. Me njërën nga të dy armët ai dyshohet se ka plagosur 15-vjeçarin.

Autori i dyshuar u arrestua në flagrancë nga policia për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”. Në vijim të veprimeve u referuan materialet në prokurori.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *