• |
ide | kryesore

Presidenti polak: Nuk ka asnjë tregues se sulmi me raketa ishte i qëllimshëm

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti polak Andrzej Duda ka deklaruar se nuk ka “asnjë indikacion” se incidenti në Poloni të martën ishte një “sulm i qëllimshëm” ndaj vendit, sipas CNN.

“Nuk ka asnjë tregues se ky ishte një sulm i qëllimshëm ndaj Polonisë. Me shumë mundësi, ishte një raketë S-300 e prodhuar nga Rusia. Ne nuk kemi asnjë provë për momentin që ishte një raketë e lëshuar nga pala ruse,” tha ai në një mesazh në Twitter.

Duda tha gjithashtu se Polonia ishte ende duke analizuar mundësinë e nisjes së procedurës së Nenit 4 të NATO-s, por sipas tij mund të mos ishte e nevojshme.

Ai tha se nuk kishte indikacione se shpërthimi i raketës në Poloni që vrau dy persona ishte një “sulm i qëllimshëm”, duke e përshkruar atë si një incident fatkeq.

Raketa ra në fshatin rural Przewodow, i cili ndodhet rreth katër milje në perëndim nga kufiri ukrainas.



4 Comments

  1. Pasi hodhi shashka alarmi, Polonia zyrtare nuk e thote dot se raketat i erdhen nga Ukraina.
    Europa eshte mbushur me politikane buratino qe u terheqin e leshojne fijet

  2. Që rusët të bëjnë atë që se pret kjo dihet.Kujdo i shkon në mendje që janë ata.S’eshte për t’u çuditur.Por raketa është ruse dhe në atë moti që hodhi pse mos të devijonte drejt Polonisë një.

    1. Raketa qe ra ne poloni eshte ne perdorim per sisteme mbrojtese te ukraines.
      Tentatuve e trashe e Ukraines.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *