• |
ide | kryesore

Sulmi me raketa në Poloni, Ukraina: Do të bëjmë gjithçka për të lehtësuar hetimin

-Instant, Lajme, Planet



Forcat Ajrore të Ukrainës kanë deklaruar se do të bëjnë gjithçka për të lehtësuar hetimin rreth sulmit me raketa në Poloni të martën që shkaktoi dy viktima pranë kufirit me Ukrainën, sipas CNN.

“Forcat e Mbrojtjes Ajrore zmbrapsën një sulm ajror, ishte kjo ajo që ndodhi,” tha të mërkurën Yurii Ihnat, zëdhënës i Komandës së Forcave Ajrore në Ukrainë.

“Ajo që ndodhi më pas – nëse ishte një raketë ruse, apo këto ishin rrënojat e të dy raketave që ranë, kjo duhet të inspektohet. Dhe kjo është ajo që po ndodh tani.” Ajo që ndodhi ditën e djeshme janë padyshim pasojat e luftës.”

“Duhet të bëhet një vlerësim ligjor”, shtoi ai. “Procesi është në vazhdim, ekspertët janë duke punuar.

Është e nevojshme të përcaktojmë se për cilat mbetje raketore bëhet fjalë, nuk mendoj se do të jetë shumë e vështirë.”

Ihnat iu referua gjithashtu një incidenti në fund të tetorit, kur një raketë ruse ra në një fshat në Moldavi.

“Kjo nuk është një situatë e panjohur, kjo nuk është hera e parë,” tha ai, duke shpjeguar se një raketë ruse u rrëzua nga Kievi “pasi kaloi kufirin ukrainas me Moldavinë.

Mbetjet e një rakete ranë në territorin e Moldavisë”, përfundoi Ihnat.



1 Comment

  1. /“Duhet të bëhet një vlerësim ligjor”, shtoi ai. “Procesi është në vazhdim, ekspertët janë duke punuar./

    … Lëri ato, e keni hedhur ju ushtarët e verbër të Zelenskit raketën, për të shkaktuar një luftë më të gjërë midis Rusisë dhe perëndimit.

    E keni përdorur edhe më përpara këtë taktikë të fëlliqur – bëje ti dhe ja vesh tjetrit. Ky quhet flamur i rremë meqë jemi në temë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *