• |
ide | kryesore

Biseda me biznesmenin/ Rama hedh në koshin e plehrave Kodin e Etikës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kur qeveria Rama miratoi për të dytën herë një Kod Etike në Maj të vitit 2021 reagimet e para në rrjetet sociale ishin memet.

Sepse në një qeverisje me korrupsion endemik, siç e përshkruajnë raporte serioze ndërkombëtare, kufizimet etike reklamohen vetëm për propagandë.

Një nga rregullat që tërhoqi vëmëndje ishte ai që i detyronte ministrat të thërrasin dy punonjës të administratës, nëse duan të takohen me një biznesmen. Nëpunësit publikë duhet të shënonin në një regjistër të posaçëm minutat e takimeve, identitetin e personave dhe çështjet e diskutuara.

Lexo edhe: Kodi etikës/ 7 rastet kur Rama me ministrat kanë treguar babëzinë përballë luksit

Por gjatë një takimi në Vlorë, kryeministri Rama pati një moment sinqeriteti dhe harroi çfarë ia imponon Kodi Etik. Ai tregoi bisedën që bënte në konfidencë me një biznesmen, që kishte disa apartamente në Lungomare. Duke pasur informacion për investimin miliona euro të financuar nga Bashkimi Europian në Lungomaren e Vlorës, Rama e këshillonte biznesmenin të mos i shiste apartamentet.

“Është një mik këtu që kishte apartamentet tek Lungomarja edhe i thosha “Mos i shit” “Ça thua”, “Mos i shit”, “Ore je në vete?”, “Mos i shit” “Edhe sa shiteshin atëherë? Gati gati, pak mbi kosto”, “Jo ore t’i shes se nuk i blen njeri, ça flet”, Tani ah, me ato pak që i mbetën, bëri më shumë se gjithë ato që shiti. Kush e mendonte disa vite më parë se do shiteshin me këto çmime” tregoi Rama.

Përballë Ramës, një nga të ftuarit në takim konfirmoi me shenja se biseda ishte e vërtetë. Biznesmeni kishte pasur këshilltar kryeministrin e Shqipërisë.

Informacione të tilla për zhvillimin e njërës zonë apo tjetrës janë “të arta” për biznesmenët. Duke ditur paraprakisht se si do të ndërhyjë shteti, ndërtuesi apo kushdo biznesmen ka mundësi të shesë apo të blejë pronat në varësi të informacionit që ka.

Një skemë e tillë përdoret për të nxjerrë sa më shumë fitime, duke shfrytëzuar afrimitetin me qeveritarët. Kuptohet se pas kësaj, disa dalin të humbur, disa të tjerë të fituar.

Pyetja me “kunjë” për Xhaçkën acaron Ramën, fut në “riedukim” tre muaj një tjetër gazetar

Kodi i Etikës u hartua si një mekanizëm për t’i dhënë fund spekulimeve, nën një klimë akuzash për kapje të qeverisjes nga biznesmenë, për favorizim të njërit apo tjetrit oligark, në leje ndërtimi, tendera, apo privilegje.

Por tani që kryeministri Rama ka treguar se si i futet llogarive të tregtisë me njërin apo tjetrin biznesmen, çfarë kuptimi ka të tregojnë etikë ministrat e tij?



16 Comments

  1. O te qifsha Robt,paske humbur goxha leke edhe ti ne ate mes,se i paska shitur me cmim te ulet.O rrace mut po krenohesh se jane rritur cmimet e aparatamenteve,eshte arritje kjo?

    1. Adult psychopaths have deficits in emotional processing and inhibitory control, engage in morally inappropriate behavior, and generally fail to distinguish moral from conventional violations.

  2. ROBT KU TI KESH O KM!
    Pra, ti gëzohesh e eksitohesh se një biznesmen ka fituar 2-3 fish nga ndertimet( si e ka siguru lejen varja!)
    POOOOR!!!
    Ti ” harron” se ato shtepia me 2-3-fish te vlerës, i ka blerë( mbase nga halli) , po një qytetar tjetër i këtij vendi!
    NUK ËSHTË ARRITJE RRITJA NË MËNYRË TË FRIKSHME E APARTAMENTEVE!
    Kur mendojmë të strehojmë fëmijët e shohim çmimet, lebetitemi e mendojmë që shpresa e vetme për të ardhmen e tyre është……
    ….emigrimi!!!

  3. Eshte luks i madh te kerkosh nga Kryeministri yne qe te respektohet Kodi i Etikes, nderkohe qe nuk respekton ligjet dhe Kushtetuten.

  4. Eh mo Ed Kokaina, një herë në jetën tënde u tregove i sinqertë…. Patjetër të shpëtoi goja.

    Po përsërite prap se na gëzon…

  5. O rama.O vampire i ndyre ku do ta cosh ate shpirte.Sa antinjeri qe eshte keshillonte edhe te tjeret qe ti rjepin shqiptaret ne maksimum.Nje shqiptar manjak eshte histori e vertete doli ajpon 5 i tha nje miku mos e bli kete vit se mot do dali 6 kur erdhi 6 i tha mos e bli se mot do dali shtata dhe sot e kesaj dita vazhdon novela me 7,8 etj.deri sa te veje ne gopin e semes dhe ky vampiri rama kete po ben mos ju shit buken shqiptareve kete vit lere per mot se do ngrihet shume dhe cdo vit per kete punon ta ngreje sa me shume ti rjepi sa te mundet shqiptaret deri sa te veje ,ne hale nga ka dale.

  6. Juve patronazhistëve që lavdëtoni këtë derrrr drogaxhiu mamanë motrën gruan mun në sumë ua shkërdhefshin populli demokrat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *