• |
ide | kryesore

‘Tjetërsim të pronave’, SPAK urdhër arresti për “Rrumin” e Shijakut

-Instant, Lajme, Të fundit



SPAK ka lëshuar urdhër arrest për Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe si ‘Rrumi’ i Sukthit. Mësohet se urdhër-arresti për Lahon u lëshua pas akuzave për korrupsion. Po ashtu ai akuzohet për tjetërsim të pronave në zonën e Gjirit të Lalzit. Laho është shpallur në kërkim nga policia e Durresit edhe për heqje te paligjshme të lirisë pas dëshmise së vëllezërve Beqiraj.

I skeduar disa herë për ngjarje të rënda kriminale Aleksandër Laho që mban edhe identitetin e Pëllumb Muharremit, nuk është një emër i panjohur për policinë. I forti i Sukthit vazhdimisht ka qenë në skedat e policisë i dyshuar për disa vepra penale. Muharremi u akuzua së bashku me dy persona të tjerë si një ndër autorët e përfshirë në konfliktin për pronat te Gjiri i Lalzit. Aty do te investonte biznesmeni libanez Fadi Mitri.

Në atë kohë policia e Tiranës shoqëroi tre persona të dyshuar si autorë të rrahjes së biznesmenit amerikano-libanez. Mes tyre ishte dhe Rrumin. 48-vjeçari u lirua nga gjykata e Apelit në vitin 2016.

Pëllumb Muharremi (Rrumi) u hetua edhe për rrahjen e një avokati në Durrës. Por në të dy rastet ai mundi t’i shpëtojë drejtësisë. Kjo pasi nuk u siguruan prova për implikimin e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *