• |
ide | kryesore

Berisha: Kur unë të jem në pushtet, vendimet për Shqipërinë do të merren në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në selinë blu është mbledhur pasditen e së mërkurës Kryesia e Partisë Demokratike. Në fjalën e tij përpara mbledhjes kreu i demokratëve foli për hapjen institucionale më të madhe të kësaj partie në 30 vite ndërsa nuk munguan as akuzat ndaj qeverisë.

Kryedemokrati akuzoi rivalin e tij politik Edi Rama se për “karrigen e tij” është i gatshëm të pranojë vendime nga kushdo jashtë vendit. Ndërsa, kur PD të jetë në pushtet, shtoi Berisha, vendimet për qytetarët shqiptarë do të merren “në interes të tyre në Tiranë.”

Berisha kujtoi se shqiptarët tashmë një po cilësohen si një popull i gomoneve,”ndryshe nga 30 vite më parë, për faj të politikave qeverisëse” të atyre që kanë pushtetin prej thuajse një dekade tashmë.

“PD thekson se vendimet për PD do të merren nga anëtarët dhe mbështetësit e saj, vendime për Shqipërinë do të merren në Tiranë dhe nga shqiptarët. Edi Rama për karrigen e tij është i gatshëm të pranojë vendime nga kushdo jashtë këtij vendi për t’i zgjatur jetën pushtetit të tij. Vetëm një vend e komb sovran që merr vendimet e tij në përputhje me interesin e qytetarve të tij. Sot ne jemi popull I gomoneve. Nëse 30 vite më parë në u bëmë popull i gomoneve për shkak të kafshatës, se dolëm të varfër nga diktatura, sot jemi poulli i gomoneve për shkak të një regjimi, narkoshteti që nuk respekton më votën, liritë tona,” tha kreu i demokratëve.

Ndërsa, duke u ndalur te Primaret, Berisha premtoi një proces të drejtë dhe të ndershëm.

“Pas ndryshimeve të thella dhe një cikli të paprecedentë votash brenda në parti. Pas miratimit të rregullave tona, kushtetutës sonë partiake…ne tani kalojmë në zgjedhjet me anëtarë dhe simpatizantë tanë, të qeveritarëve vendorë. Dhe kjo përbën ndryshimin më të madh të kësaj force politike në 30 vite dhe hapjen e saj institucionale më të madhe në tërë ekzistencën e saj. Primaret janë forma më institucionale, më e rëndësishme e kësaj hapjeje. Do të bëhet gjithçka për një proces të drejtë dhe të ndershëm. Do të mbajmë qëndrime të prera ndaj aleancës, Beograd-Shkup-Tiranë, që është një aleancë përçarëse në rajon që kërcënon interesin kombëtar të shqiptarëve me izolimin që përpiqet t’i bëjë Kosovës.”



13 Comments

  1. Sa te bukura jan enderrat.
    Po per nje gje i heq kapelen ketij dordoleci.
    Edhe kur eshte i fundosur ne grop te mutit, i duket vetja boss.

    1. Eshte “ku rrafsha mos i vrafsha” dhe “te dali cfare te dali” apo “nuk kam asgje per te humb se me poshte se kaq s’kam ku te shkoj”.

      Por ketu gabon. Se ka edhe me poshte se kaq. 😉

  2. NSHMI Development LLC. Të dhënat mbi këtë kompani janë të kufizuara, por në rrugë konfidenciale kompania rezulton se ka bërë çdo sqarim pranë autoriteteve ligjzbatuese dhe të Inteligjencës dhe sidomos pranë autoriteteve amerikane.

    Nga dokumentacioni konfidencial i dorëzuar nga kjo kompani rezulton se pronari i saj kryesor është shtetasi emiratas Tahnoun bin Zayed Al Nahyan.

    Ky shtetas rezulton se është djali i themeluesit të shtetit të Emirateve, Sheikh Zayed bin Sultan Al Nahyan.Po shikon endrra me xixa xixa,ka filluar ti ftohen kembet

  3. Po ti besh ketij njeriu nje kronologji te sjelljes se tij ne opozite , eshte nje vij e drejte e njetrajtshme. Njesoj ne 92, njesoj ne 2002, njesoj ne 2022. Dmth ky njeri ka ngel demode, ben si i nderrshem dhe patriot, por qe eshte po aq i korruptuar dhe tradhtar sa ata qe akuzon.
    I ka dal boja, eshte bere bajat.

  4. Ky ne terezi e ka. Pune tjeter s ka. I plasi trapi ketij se nuk fitoi.
    Gje per te humbur nuk ka.
    Per tu qar hallin jan demokratet e ndershem qe e duan partine. Dhe qe i besojn ketij.
    Po plaku i qelbur as nuk do tia di per ta. Ai e di shume mire qe shanset jan 0. Thjesht loz me ndjenjat e militantve. Qe kur te humbi zgjedhjet. Ti ngrej me kengen e njohur… Na i vodhen.
    Dhe me ate keng ta shtyj dhe ca vjet mbas zgjedhjeve.

  5. 100 shqiptare u mbyten ne 1998 nga italianet dhe ishte nate.
    Piraterine e refugjateve e dha Sali mascaras.
    Prej ketij muti kemi ikur neper bote.
    Corap e beri Shqiperine.
    Mascara dhe hajdut.

    1. Sikur ishte 28 marsi i 97 (jo 98)dhe rremujen e beri Nano & Co, qe me vone e zhyti Shqiperine ne korrupsion.. Dhe tani njerezit e tij po vazhdojne te vjedhin e te na bejne te degdisemi me gomone neper detet e botes..

    1. Qani hallin kalorsit se i varen kembet! 😂 fakti qe juve ju acaron kaq sh sa merni mundimin te shkruani dhe te shpenzoni koh per te kjo dmth qe ky njeri le impakt dhe ende keni nje opinion pavarsisht cfar flisni! 😂 karamelja mbahet ne goje 😂 😂 😂

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *