• |
ide | kryesore

Rezoluta e Parlamentit Europian: Rezerva të forta për “Ballkanin e hapur”

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Për herë të parë vjen një “shuplakë” e fortë nga institucionet europiane kundër nismës “Ballkani i hapur”. Rezoluta të miratuar të mërkurën në Parlamentin Europian dhe që ka marrë 502 vota pro, 75 kundër dhe 62 abstenim shprehet hapur mosprani i nismës, iniciatore dhe frymëzuese e së cilës janë qeveritë e Tiranës, Beogradit dhe Shkupit.

Në rezolutën me 15 faqe që lapsi.al e disponon të plotë, europarlamentarët theksojnë se kanë “rezerva të forta për çdo bashkëpunim ekonomik rajonal, apo iniciativë që nuk përfshin të 6-të vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nuk është bazuar në rregullat e BE-së, siç është nisma e “Ballkanit të Hapur”.

Kjo është hera e parë që në një dokument të Bashkimit Europian shprehen kaq hapur rezervat për nismën. Rezoluta kishte si qëllim përcaktimin e rregullave të strategjisë së re të zgjerimit dhe ishte hartuar nga eurodeputeti kroat Tonino Picula që i përket grupit Social dhe Demokrat.

LEXO EDHE: Berlin: Ceremonitë që varrosën “Ballkanin e Hapur”

“Të rriten përpjekjet drejt marrëdhënieve të mira fqinjësore, gjithëpërfshirëse dhe efektive, bashkëpunimi socio-ekonomik në nivel rajonal dhe solidariteti në anëtarësimin në BE të vendeve si dhe bashkëpunimi rajonal ndërkufitar ndërmjet shteteve anëtare të BE-së dhe vendet partnere përgjatë kufijve të jashtëm të BE-së, fuqizimi ekonomik, konkurrueshmëria dhe kohezioni social në Ballkanin Perëndimor nëpërmjet reformave strukturore dhe duke vendosur bashkëpunim ekonomik rajonal që është i pranueshëm për të gjashtë vendet, duke ndjekur përafrimin e mëtejshëm me standardet dhe acquis të BE-së dhe duke kontribuar në procesin e integrimit në BE.

Në këtë kontekst Parlamenti Europian mirëpret marrëveshjet e fundit në Samitin e Procesit të Berlinit, veçanërisht përfundimin e marrëveshjeve rajonale të lëvizshmërisë për lirinë e udhëtimit me letërnjoftime dhe njohjen e diplomave akademike dhe profesionale me certifikata.

Shprehim rezerva të forta për çdo bashkëpunim ekonomik rajonal, apo iniciativë që nuk përfshin të 6-të vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nuk është bazuar në rregullat e BE-së, siç është nisma e “Ballkanit të Hapur” – thuhet në rezolutë.
rezoluta
Rezoluta njohu rëndësinë e politikës së zgjerimit në dritën e rrethanave aktuale gjeopolitike të shkaktuara nga agresioni rus ndaj Ukrainës, si dhe zvogëlimin e efektivitetit të politikës së zgjerimit “për shkak të dështimit të BE-së për të përmbushur premtimet e veta”.

“Shuplakë” edhe për Serbinë

Por “shuplakë” nuk ka marrë vetëm Ballkani i hapur, por edhe Aleksandër Vuçiç për qëndrimin që Serbia mban ndaj Rusisë.

Rezoluta i bën thirrje Komisionit dhe Këshillit të BE-së që çështjen e harmonizimit me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së ta konsiderojnë si prioritet në procesin e anëtarësimit. Ajo thekson se negociatat me Serbinë duhet të përparojnë “vetëm nëse vendi përafrohet me BE-në dhe u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë dhe bën përparim të rëndësishëm në reformat e lidhura me BE-në”.

Deputetët miratuan amendamentin në pjesën e rezolutës që lidhet me Serbinë, e cila u bën thirrje vendeve anëtare të “rishqyrtojnë çdo fond dypalësh dhe të BE-së për Serbinë që do të përfitonte autoritetet serbe”.

Kjo i referohet në veçanti fondeve në kuadër të Planit Ekonomik dhe Investimeve të Ballkanit Perëndimor “në mënyrë që të sigurohet që të gjitha shpenzimet e BE-së të jenë plotësisht në përputhje me qëllimet dhe interesat strategjike të BE-së”. Pas miratimit të saj, rezoluta tani paraqet qëndrimin zyrtar të Parlamentit Evropian ndaj zgjerimit. Edhe pse nuk është detyruese, rezoluta është një rekomandim zyrtar për Komisionin dhe Këshillin. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. Albin Kurti kishte te drejte.Ku jane papagajte e qeverise qe,na cane astaret for a long time.Evropa e perkrah Ballkanin e hapur,po tani?

    1. Shpifjeeeeee

      Balkanin e hapur nuk e sulmojne pir e vleresojne, ju nuk dini te lexoni, procesi i berlinit eehte produkt i ballkanit te hapur.

  2. Rezoluta e Parlamentit Europian eshte e rendesishme, por Keshilli dhe Komisioni Europian nuk ndjek keshillat e tij, gje qe edhe Vucic e Rama e dîne mire. Ca qofte zgare tek Vucic e fabula ala Nastradin te Rames, e shtyjne perpara projektin e tyre me Sorosin.

  3. Ktheni pronat mbrapsht. pronat e sekuestruara nga komunizmit, eshte e drejte baze dhe themelore te gezuarit te prones se trasheguar

  4. Ec e gjeje të vërtetën.
    Në “lajmet” e medias më të afërme me Ramën, Klanin, dëgjova mbrëmë se “parlamenti Europian ka mbështetur “Ballkanin e hapur”, kurse këtu thuhet se “Rezoluta e Parlamentit Europian ka rezerva të forta ndaj Ballkanit të hapur”.
    Në fakt, që të dy këto lajme të kundërta, mund ti marësh për gjysëm të vërteta pasi dihet historikisht se dipllomacia europiane ka qenë e ndarë më dysh, pro e kundër sllave, e kundër popujve “myslimanë” të Ballkanit
    e NATO arriti të bëjë luftën e parë ajrore me bombardime në Serbi, vetëm kur për këte vendosi një president amerikan e ky vendim u miratua nga të dy grupet politike të kongresit amerikan, edhe këta, vetëm pasi mediat e fuqishme botërore, shfaqën publikisht masakrat mizore të serbëve në Kosovë, njëlloj si ato që po bëjnë sot rusët në Ukrainë..
    Edhe gjatë bombardimeve të NATO-s në Serbi por edhe sot, një pjese e europianëve fanatikë të krishterë, e konsideronin si të vërtetë propogandën serbe se ajo po luftonte kundër “terroristëve islamike shqiptarë për të shpëtuar Europën e krishterë” duke injoruar faktet historike se shqiptarët që para 5 shekujve me Gjergj Kastriotin e në vazhdim deri sot , pamvarësisht nga religjionet, sytë i kanë pasur nga Europa perëndimore e jo tek myslimanizmi turk.

    Është fakt se në Europë, veç Turqisë, shtetet më të pa prapambetura ekonomikisht e më larg integrimit në BE, kanë mbetur.
    Bosnja, Shqipëria e rajonet e ish Jugosllavisë ku ka popullsi shqiptare me shumicë myslimane.
    Nuk kam mundur që ta kuptoj se ku motivohet zelli i dipllomacisë europiane, për të ndihmuar Serbinë në Kosovë me ato të ashtuquajtura “asociacione” të komunave me shumicë serbe duke këmbëngulur për t ju dhënë atyre statusin e dyfishtë të mvartësisë shtetërore, serbe e kosovare.
    Lugina e Preshevës me tre komunat e saj, ka pasur shumicë shqiptare po aq të madhe në numër sa komunat e minoritarëve serbë në Kosovë.
    Në Luginën e Preshevës , nga qindra mijë shqiptarë që ka pasur, si pasojë e spastrimit etnik me të gjitha format djallëzore e me dhunë, kanë ngelur vetëm 25 nijë banorë shqiptarë , edhe ata pleq.
    Në kuptimin demokratik, fjala “asociacion” ka kuptimin e mbrojtjes, ndihmës për pjesë të një shoqërie të rrezikuar.
    Faktikishr sot pjesa e “shoqërisë” më të rrezikuar në Europë, veç ukrainasve, janë pikërisht shqiptarët e Luginës së Preshevës në Serbinë jugperëndimore.
    Shqiptarët e Preshevës kanë katandisur që të marin me përpjekje të mëdha vetëm një deputet në parlamentin serb, kurse , për minoritarët serbë në Kosovë, një pjesë e madhe e të cilëve po të hetoheshin nga një drejtësi e pamvarur, do të dilnin fajtorë për krimet e luftës millosheviçiane e duhej të ishin në burg, i ashtuquajturi “diskriminim pozitiv”, ju ka dhuruar automatikisht 10 deputetë, edhe po të mos kenë vota të mjaftueshme për një deputet.
    Cili minoritet në Europë e ka një “diskriminim pozitiv” të tillë sa që të ketë në parlament 10% të deputetëve të tij ?
    Në vendet fqinje me Gjermaninë, duke filluar me Francën, ka minoritete të popullsisë gjermane.
    Gjermania naziste bëri luftën e përgjakëshme në mes shekullin e kaluar, ku pati pushtuar thuajse gjithë Europën.
    Mendoni për një çast sikur edhe për Gjermaninë ish pushtuese, pasi e humbi ate luftë, të ndiqej “diskriminimi pozitiv” i minoriteteve të saj në vendet e tjera që i pat pushtuar, e 10% apo qoftë edhe 5% e deputetëve të minoritetit gjerman, të mernin mandatin automatikisht si të “diskriminuar”
    Serbia pra me diskriminimin pozitiv të politikës europiane, ndonëse e humbi luftën me NATO-n e Kosovën, i ka të siguruar automatikisht 10 deputetë të saj.
    Çdreqin do që edhe në disa enklava të krijuara me ish nëpunës serbe, apo qoftë edhe kolonë të vjetër që nga luftërat pushtuese të Car Dushanit, të krijojë të ashtuquakturat “asocioacine” serbe, që në fakt janë dublim i qeverisë sërbe në Kosovë ?

    1. Une kujtova se nuk e kishit te plote vendimin e BE, por tani jam I qete.
      A mund te shkoj pak ne halene e burrave shqiptare?

  5. Nga Brukseli Ram zgjebsit i vjen Shpulla e rradhes surratit- BE anulon grantin e Investimeve per aferen e Portit Durresit!

  6. Kur Sali Berisha u mbante rrogën administratës për Gërdecin dhe përmbytjet në Shkodër që kishte shkaktuar vetë,masturbim nga cecenet e salihut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *