• |
ide | kryesore

Së shpejti një ekspozitë për jetën e Frida Kahlo

-Instant, Paparazzi, Slider



Një ekspozitë që eksploron jetën dhe veprën e piktores meksikane Frida Kahlo synon t’u tregojë vizitorëve diçka të re, tha drejtoresha artistike Carla Prat.

Shfaqja në Coventry  dohapet për publikun në Reel Store nga e premtja deri më 29 janar. Ekspozita është krijuar në tre faza, për të mbuluar jetën e artistes si personazh publik në vitet 1930 dhe 40, historinë e saj personale në Meksikë dhe në fund Shtëpinë Blu në Mexico City ku ajo jetoi dhe pikturoi.Më shumë se 100 vepra arti, vepra letrare dhe fotografi përbëjnë shfaqjen me një zë që thekson shkrimet e Kahlo.

Zonja Prat u shpreh se shpresonte që njerëzit që do vijnë në ngjarjen në Coventry të jenë të impresionuar dhe të emocionuar nga ajo që do shohin dhe dëgjojnë. “Shpresoj që ata të emocionohen duke pasur parasysh mënyrën se si e punuam këtë ekspozitë. Të zbulojnë Frida Kahlo në një mënyrë tjetër, shtoi  ajo.

Kahlo konsiderohet si një nga piktoret më të mëdha të shekullit të 20-të. Ajo ishte e famshme për autoportretet e saj intime që pasqyronin dhimbjen dhe izolimin e saj. Artisja, e cila jetoi nga viti 1907 deri në 1954, i mbijetoi poliomielitit dhe një aksidenti të rëndë autobusi . Gjithashtu pati një martesë komplekse, pasionante me Diego Rivera. /Lapsi.al

Marrë nga: BBC



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *