• |
ide | kryesore

Identifikohet edhe vajza e dytë që humbi jetën në Durrës – Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Durrës



Identifikohet edhe viktima e dytë e aksidentit tragjik në autostradën Durrës – Tiranë. Mësohet se ajo është Roxhesa Klirinomi, 24 vjeçe, banuese në lagjen nr.5 në Durrës. Më herët u raportua se se ka humbur jetën edhe 26 vjeçarja Silva Gjergji. Ajo është me origjinë nga Rubiku dhe banuese në Durrës. Në gjendje të rënduar shëndetësore shoferi, Arbër Tivari.

26-vjeçari ka qenë në drejtim të automjetit tip “Ford” që doli nga rruga dhe u përplas me trafikndarësen. Një pjesë e hekurave ka hyrë brenda makinës.
Tivari është një emër i njohur për policinë. Ai është arrestuar edhe më parë për armëmbajtje pa leje. Në mars të vitit 2021 ai u qëllua me armë zjarri në dorë nga Alket Buçpapaj. Edhe ky po ashtu njihej si person problematik për drejtësinë.

Burime nga policia thanë se të rinjtë kanë darkuar së bashku dhe më pas janë nisur për Tiranë. 26-vjeçari i plagosur do t’u nënshtrohet analizave dhe ekzaminimeve mjekoligjore për të zbuluar nëse ka konsumuar alkool apo lëndë narkotike. Dyshohet se mjeti ka qenë me shpejtësi shumë të lartë, çka ka çuar në përplasjen e fortë me pasoja të rënda. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Dalin detaje mbi aksidentin që u mori jetën të rinjve në autostradë
vajzat

2 vajzat, Durrës Durrës



4 Comments

  1. “Autostrada” Kete qe ju e quani sipas se teorise prasit, ne vendet perendimore quhet rruge nder qytetese….provinciale!!! Provinciale gazetare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *