• |
ide | kryesore

Braktisja e Luginës së Preshevës në rrëfimin e Shqiprim Arifit

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Ndërsa në Vlorë dy kryeministrat Rama e Kurti dhe dy presidentët, Begaj e Osmani shëtisnin në Lungomare, të rrethuar nga shpura e ministrave dhe rojet personale, Shqiprim Arifi, kryetar i Komunës së Preshevës kishte dalë në dritaren e zyrës për të vendosur aty flamurin kuqezi.

Shqiprim Arifi, kryetar i Komunës së Preshevës duke vendosur flamurin në dritaren e zyrës

Në këtë 28 Nëntor, ai ishte i ndërgjegjshëm se sytë e policëve dhe të shërbimit sekret të serbëve po e vëzhgonin, por Arifi sërish bëri të njëjtën gjë, që ka bërë me kokëfortësi prej 5 vitesh, çdo mëngjes të 28 Nëntorit.

Në mbrëmje, gjatë një interviste për Euronews tregoi se si tani pret që shumë shpejt ta thërrasin në prokurori dhe ndaj tij të nisë një proces gjyqësor. “Si çdo vit edhe këtë vit u vëzhgua administrata nga policia lokale dhe shërbimet sekrete për të parë se kush e vendosi, si e vendosi, për sa kohë u vendos flamuri” tha ai. “Më dërgojnë në prokurori, në gjyq, më dënojnë me sasi të caktuara parash. Ndodh çdo vit. Kam paguar mijëra euro personalisht për vendosjen e flamurit në këtë formë në administratën komunale” tregoi Arifi.

Ndëshkimi për të cilin flet Shqiprim Arifi tingëllon çuditshëm në atmosferën festive që mbulon televizionet shqiptare çdo 28 Nëntor. Rrëfimi i Shqiprim Arifit duket akoma më jashtë kohe, nëse ke dëgjuar për vite me radhë se si kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është bashkuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në projektin e Ballkanit të Hapur.

Projekti synon prosperitet dhe begati mes shqiptarëve dhe serbëve. Për qëllimet e mira të Vuçiçit, Rama del shpesh garant, madje e ka mbrojtur edhe në momente të vështira para zyrtarëve të Bashkimit Europian.

A ka mundësi që ai të jetë në dijeni të një represioni të tillë ndaj shqiptarëve që jetojnë sot në territorin e Serbisë?

“Të gjithë e dinë këtë fakt,- thotë Shqiprim Arifi,- e din edhe qeveria në Tiranë, edhe qeveria në Kosovë edhe ndërkombëtarët. Por të tre bëjnë si ato tre majmunët, njëri nuk fol, njëri nuk sheh, njëri nuk dëgjon”.

Mungesa e ftesës për të gjithë shqiptarët në Vlorë

Sado që ka pasur mosmarrëveshje me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i la mënjanë inatet për një ditë dhe u shfaq në ceremoni bashkë me ta. Mes shumë turistëve të tjerë nga Kosova, prania e tyre në Vlorë ishte krejt e natyrshme.

Por ky 110-vjetor i Pavarësisë ishte një shans i mirë që Rama të bënte bashkë akoma më shumë shqiptarë që jetojnë jashtë trojeve.

Mungonin sot në Vlorë përfaqësuesit e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ata të Malit të Zi, të Luginës së Preshevës Medvegjës e Bujanocit. Përse për ta nuk pati ftesë?

“Ndjehem i anashkaluar i neglizhuar dhe po më vjen shumë keq që Prishtina dhe Tirana nuk kanë një strategji inkluduese të shqiptarëve kudo ku janë të paktën për një ditë që mbahet një herë në vit, 28 Nëntori. Ne jemi nën raprezalje të serbëve, nën procesin e diskriminimit, nën neglizhencën e Bashkimit Europian, por edhe në mosinteresim të Prishtinës dhe Tiranës” tregon Shqiprim Arifi.

Çdo 28 Nëntor, pesha e diskriminimit të serbëve bëhet më e rëndë. Është i qartë se flamuri në dritaren e zyrës nuk mund të qëndrojë më shumë se 24 orë. Përndryshe raprezalja thotë ai, vazhdon me forma të tjera. “Vjen një moment që duhet të hiqet, për arsye se represioni te ne vazhdon me forma më të rënda dhe nuk dua të lëndoj askënd” shpjegon ai. Pozicionin e shqiptarëve të Luginës e krahason me serbët e veriut të Kosovës, që kohët e fundit treguan se çdo veprim e koordinojnë me Vuçiçin. Ndryshe ndodh për shqiptarët e Luginës, që nuk e kanë një mbështetje të tillë. Prandaj dhe reagimet janë më pak agresive.

“Për ne është problem më i vogël ta eskalojmë situatën siç e bëjne serbët në veri të Kosovës. Por duhet të jemi kontribues dhe stabilizues për dialogun në Bruksel” thotë Arifi./Lapsi.al



7 Comments

  1. PAVARËSIA

    Feston sot krejt shqiptaria,
    ditën e bekuar të pavarësisë,
    po shpopullohet gjithë rinia,
    s’ia pamë hajrin as vetë lirisë.

    Thuhet jemi vend demokratik,
    drejtësinë e re n’kushtetutë kemi,
    korrupsioni vazhdon si përditë,
    të lumtur sigurisht s’mund të jemi.

    S’jemi se ka në masë papunësi,
    dhe kur punon je i keq paguar,
    çmimet më të larta se në Europë,
    vështirësi të mëdha për të jetuar.

    Rinia shkollohet sa më s’ka,
    për të marrë një karton pa vlerë,
    punët i zënë miqtë e militantët,
    servilat e partisë si përherë.

    E njëjta histori 30 vite demokraturë,
    merr pushtet e injorantët punëso,
    nëse je i zoti plas kokën në mur,
    asnjë derë s’hapet, zhduku emigro.

    Administrata e fryrë sa më s’ka,
    ushtri e madhe votash pushteti,
    politikanët shesin veç gënjeshtra,
    janë trashur e krekosur si gjela deti.

    Minimumi jetik nuk ekziston,
    asnjë siguri nuk mund të kesh,
    shteti vetëm të vjedh e të takson,
    e në fund të tall e të përqesh.

    Pensionistët janë në pikë t’hallit,
    as për ilaçe s’iu del pensioni,
    për qeverinë kjo s’ka rëndësi,
    qiqra në hell asaj mos i kërkoni.

    Ju vetëm jepjani votën përherë,
    më pas qeveria për ju namin bën,
    do hani me lugë floriri një mut mender,
    do vazhdojë i njëjti avaz siç ka qënë.

    Korrupsion, vjedhje dhe veç pazar,
    po shesin çdo gjë e po përvetësojnë,
    nuk kanë fare skrupuj e as karar,
    hiqen si patriotë por veç mashtrojnë.

    Kjo është Shqipëria e pavarur,
    e zhytur e gjitha në korrupsion,
    nga një kastë politiqenërish,
    që vetëm vjedh dhe shpopullon.

    Kujdes se mos e shan qeverinë,
    se krejt ekonominë ajo kontrollon,
    mos thuaj të vërtetën, qepe gojën,
    se dhe nga puna direkt të pushon.

    Pavarësia ka ngelur thjesht utopi,
    se askush më asaj nuk i beson,
    je i lirë vetëm të vdesësh urie,
    ndërkohë që qelbësira mbretëron.

    Le t’i harrojmë hallet për një ditë,
    të shkojmë të gjithë atje te sheshi,
    jo për të protestuar, por për hare,
    për të dëgjuar ca këngëtarë leshi.

    Këngëtarë që janë bërë milionerë,
    me tallavara e koncerte partie,
    e asgjë s’kanë bërë për k’të vend,
    asgjë s’i kanë thënë kësaj qeverie.

    Ky ishte kapitalizmi shqiptar,
    u pasuruan vetëm pak vetë,
    një kastë mediokrish që udhëheq,
    e një popull delesh që duartroket!

    Gëzuar pavarësinë shqiptar!
    110 vite nën pushtim mbete,
    u sorrollate anembanë botës,
    për dinjitetin që në Shqipëri s’gjete!

    1. Të lumtë mendja, zemra dhe dora!

      Me një popull pa dinjitet që shitet e blihet si bagëti, biles bagëtia ka më shumë vlerë se një parazit, dembel e injorant, nuk ka shumë shpresë për më mirë.

  2. Te sheshi vella i dashtun ,hajde bashke me Bushatin e ta rrzojme kete Ram.
    Merr me vedi edhe Shkulqimen ,HNej ta lumsdha Sali M eta.

    1. Rrini hany mutin e ramës, se dalëngadalë po ju vjen edhe ju patronazhistave rradha, nqs ke tru ta kuptosh, rama i ka shit edhe miqt e tij më të afërt, e do ti bëhet vonë për mutra si ti e shokët e tu parrazitë.

      Parrazitët duhen përvëluar me valë!

  3. Ajo që duhet trajtuar me forcë nga politika shqiptare është se pse shqiptarët e Luginës së Preshevës në Serbi po pastrohen etnikisht çdo ditë me të gjitha format nga qeveria e këtij vendi, në një kohë që bëhet zhurmë e madhe për “të drejtat” e minoritetit serb në Kosovë të cilit i janë dhënë të drejta të pa merituera e të pashembullta në Europë ?

    Përse për minoritetin serb këmbëngulet që të trajtohen me “diskriminim pozitiv” duke ju dhuruar pa vota 10 deputetë në parlamentin e Kosovës, në Kosovë duhet që disa komuna me shumicë serbe fshehur pas të ashtuquajturit “asociacione” të kenë vartësi nga shteti serb, në Kosovë gjuhë zyrtare quhet për hir të një minoriteti serb me 5% edhe gjuha serbe e për shqiptarët e Luginës së Preshevës jo më që nuk ka “diskriminim pozitiv”, po vazhdon po me ato ritme spastrimi etnik e mohimi i çdo të drejte nacionale ?

    Nuk ka ndodhur asnjëherë që ushtria e Republikës së Shqipërisë, UÇK-të e Kosovës apo të Luginës së Preshevës, të kenë sulmuar ndonjë teritor të Serbisë por veç janë mbrojtur prej saj, apo kanë bërë luftën e drejtë për liri nga pushtuesit e huaj.
    Është po e njejta histori me ate që po ndodh me Ukrainën.
    Nuk kemi dëgjuar që ushtria çlirimtare e Ukrainës, të ketë ndërmarë ndonjë sulm ajror apo tokësor jashtë teritorit të saj, ndonëse në Rusi mund të ketë edhe miliona qytetarë me origjinë etnike ukrainase. ose të dyfishtë veç faktit që gjuha ukrainase e ajo ruse , janë shumë të afërta si gjuhë sllave.
    Është një fakt i pamohueshëm se në ish Jugosllavi pati 6 “republika” sllavisht folëse, kurse shqiptarët apo hungarezët e Vojvodinës , kanë një gjuhë krejtësisht tjetër me gjuhët sllave.
    Nuk po kërkojmë ti rikthehemi kufijve të fiseve ilire që mbizotëronin gadishullin tonë dikur, por ama po luftojmë që edhe në ato territore të tkurura nga ekspansioni historik sllav, të na lenë të jetojmë në teritoret e banuara nga ne prej mijra vitesh.
    Minoritete etnike ka si në gjithë botën edhe në Europë, por ndonës me të drejtë kërkohet që të mos keqtrajtohen, nuk mund ti “diskreminojmë pozitivisht” , duke ju bërë favore që nuk i meritojnë.

  4. Konflikti i kandidatëve të primareve të Berishës, arrestohet autori pasi qëlloi me armë në selinë e PD në Kurbin,shpellkari i salihut kerkon te shtoje numrin e shpellkareve duke i futur ne listat e salihut qe ne fund te zgjidhet ai qe ka vendosur salih metaj,32 vjet vete me kete menyre e ka mbajtur postin e kryekarit te pd

    1. O të ngrëntë mortja more antishqiptar i ndyrë, e gojë ndyrë, që i quan “shpellkarë” 85% të shqiptarëve që kanë origjinë vendet malore, e që në sajë të luftës së tyre shekullore jo vetëm me pushkë por edhe me penë, ne arritëm të ruajmë idntitetin tonë gjuhësor e nacional.
      Ore kafshë e ndyre !
      Po gjuha shqipe me të cilën ti poston këto llumra fjalësh të ndyra, është shkruar për herë të parë pikërisht në ato zona që ti i quan “të shpellarëve”.

      Fatkeqësisht, shqiptarët e zonave fushore, duke mos pasur mundësinë të mbrohen në malet si malësorët nga pushtuesit e huaj, u shndruan një pjesë e madhe e tyre në skllevër jo vetëm të të huajve, por edhe të diktatorit komunist Enver Hoxha..

      Tragjikisht, në historinë e Shqipërisë, të vetmen luftë që është bërë në Shqipërinë e mesme, e ka bërë Haxhi Qamili pas shpalljes së pamvarësisë, e që kërkonte rikthimin e sulltanëve turq në vendin tonë, prandaj edhe janë quajtur “dumbabistë”, sepse e quanin sulltanin turk babain e tyre.
      Nuk dua kursesi që adhe 15% të popullsisë fushore shqiptare, ti quaj që të gjithë skllevër sepse edhe ndërmjet tyre ka pasur shumë shqiptarë të ndershëm e të zgjuar që të privuar nga liritë kanë sakrifikuar edhe jetën për ti fituar ato.

      Të quaj me plot gojën “kafshë” se nuk e meriton as emrin shqiptar e as emrin njeri, por je thjeshtë një dumbabist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *