• |
ide | kryesore

Kryeministrja serbe: Nuk mund të diskutohen propozime të reja pa u themeluar Asociacioni

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se nuk mund të diskutohen propozime të reja për Kosovën, pa u zbatuar marrëveshjet e arritura në Bruksel, ndër të tjera themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka njoftuar televizioni serb “RTS”.

Bërnabiq i ka thënë këto fjalë gjatë takimit me kryeministren e Francës, Elisabeth Borne. Ajo ka demantuar deklaratat e presidentit të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, i cili tha sot në Shkup se propozimi franko-gjerman është pranuar.

“Prishtina duhet të fillojë me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, kjo është pikënisja para së gjithash. Së dyti, nëse marrëveshja nuk zbatohet dhe Prishtina nuk i përmbush obligimet e saja me Marrëveshjen e Brukselit, atëherë nuk e di kush do të garantojë ndonjë m,arrëveshje tjetër”, ka thënë Bërnabiq.

Ajo ka thënë se është me rëndësi të themelohet Asociacioni, e serbët të kthehen në institucione të Kosovës.

“Të kemi hapësirë dhe stabilitet shtesë për të diskutuar disa propozime tjera, për ta vazhduar dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës”, tha Bërnbviq./koha.net/



1 Comment

  1. Kryeministrja Bernabiç me deklaratën e saj nxjerr në shesh të vërtetën për historitë me targa dhe aaasociacionin, të cilat përdoren si sebepe për të shtyrë marrëveshjen Serbi-Kosovë dhe njohjen reciproke të shteteve edhe mbi planin franko-gjeerman. Por Europa nuk i kërkon zbatimin e 31 marrëveshjeve të mepareshme të nënshkruara mes tyre.
    Përpjekjet për ta larguar Serbinë nga Rusia po merr trajtat e luftës me mullinjtë e erës…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *