• |
ide | kryesore

Pashaporta e Dua Lipas në shoqërinë e spaktaklit

-Instant, 1, 2, Arkiva, Ide
Arbër Zaimi



Dje në rrjetet sociale ishin postuar dy foto përbri njëra-tjetrës, në njërën popstarja britanike me origjinë shqiptare Dua Lipa merrte pasaportën e Shqipërisë nga kryeministri Edi Rama, në foton tjetër disa djem të rinj brenda një autobusi të vjetër mbanin pasaportat shqiptare në duar teksa shkonin për mërgim.

Pati komentues nga Kosova që thoshin se Dua Lipa po e merr me procedurë të përshpejtuar pasaportën e Shqipërisë, ndërsa ata duhet të presin me vite me radhë ose të paguajnë para nën dorë për atë pasaportë.

Pati komentues nga Shqipëria që vunë në dukje se shpesh ajo pasaportë ka përfunduar kanaleve, dikur thellë në kanalin e Otrantos e sot thellë në kanalin e La Manshit, teksa bijtë e bijat e shqiptarëve të thjeshtë vazhdojnë mërgimin me ritme të pandalshme.

1

 A e ka kapluar spektakli kombin dhe a jemi bërë komb i spektaklit? A po prezantohet spektakli tek ne edhe si “tërë shoqëria” edhe si “pjesë e shoqërisë” edhe si “ajo që na bashkon”? Në qoftë se ka mbetur të na bashkojë spektakli dihet, qysh nga Debordi se spektakli bashkon veç në izolim, veç të izoluarit. Spektakli është si vargu i Cohenit Leonard, “let’s be alone together”. A ka mbetur e përbashkëta jonë e vetme vetmia dhe izolimi teksa gjithçka tjetër përfshi shtetin e kombin është privatizuar, shitur e blerë, spektakolizuar e tejsimbolizuar? A është kjo një nga arsyet për të ikur drejt atyre vendeve ku shoqëria përmes shtetit nuk e braktis qytetarin?

2

Kush nuk ka asnjë ngut kalon në “fast lane”, kujt i ngutet duhet të presë radhën. Kush është i pasur merr vazhdimisht dhurata për të cilat jo se ka dhe aq nevojë, kush është i varfër duhet të paguajë për gjithçka. Madje i pasuri jo rrallë merr dhurata dhe nga të skamurit, që kësisoj dëshirojnë të hyjnë në komunion me të – duke e bërë pjesë të ekonomisë së tyre. Të varfrin askush nuk e do pjesë të ekonomisë së vet, sepse varfëria ndryshe nga suksesi, nuk trajtohet me “sharing is beautiful”. A është kjo një nga arsyet për të ikur atje ku është më lehtë të jesh i varfër por anonim, se sa këtu ku je i varfër para motrës tënde e vëllait tënd të cilëve duhet t’ua durosh indiferencën por edhe t’u bashkohesh në festa ku kinse “jemi një”?

3

Nga njëra anë rezulton se pasaporta jonë u jepet me qejf të madh vetëm atyre që nuk u hyn në punë aspekti funksional i saj, por veç aspekti simbolik. Atyre që presin prej këtij mjeti një lloj funksionimi, atyre u kërkohet kohë e mund deri ta marrin. A është ky një motiv, një gjurmë e zhvillimit tonë institucional? Ku institucioni funksionon sa për t’u dukur, përballë atyre që nuk kanë nevojë për të, dhe resht së zgjidhuri probleme në përditshmërinë e padukshme të hallexhinjve të zakonshëm? A i bie kjo që këtu llogaritesh, numërohesh, veç nëse je “i madh” a “e madhe”? E që në qofsh i mesëm a i ulët nuk të numëron kush dmth. s’je i rëndësishëm as sa për statistika? A mos ikin andej larg shqiptarët sepse atje të paktën mund të jenë thjesht një numër, dhe kanë një peshë sado të vogël, si respondentë në anketa, si konsumatorë, si votues – atë peshën e parëndësishme të cilën këtu fare nuk e kanë?

4

Dikush mund të ketë menduar se përmes gjestit simbolik të pasaportës shqiptare për artisten me famë botërore, znj. Lipën, jepet një përgjigjje ndaj komentit racist të një politikaneje britanike, znj. Braverman. Edhe mërgimtarët që nisen të kapërcejnë La Manshin mbyllur nëpër kuti kartoni apo në kamiona frigoriferikë ëndërrojnë të bëhen të suksesshëm si Dua Lipa. Nëse jo vetë ata, atëherë së paku vajzat a djemtë e tyre. Dhe kur të bëhen të suksesshëm, të kthehen në vendin e tyre e të priten nga kryeministri. Get succesful or die trying. Atdheu do të rrallohet, do të mbetet shtëpi festive vetëm për njerëzit e suksesshëm që kthehen nga jashtë, teksa mesatarët e të dobëtit shpronësohen prej investuesve të huaj e vendorë, dhe marrin mësimin se në vendin tënd nuk ke vlerë nëse s’je i suksesshëm, dhe se i suksesshëm mund të bëhesh vetëm jashtë.

Marre nga facebook i autorit Arbër Zaimi



34 Comments

  1. YMER QELBAZA KELLIRA DHE TAK NGJELA JANE KAMPION NE BOTE PA E FUTUR KARIN NE PIDH,…. thotë:

    YMER QELBAZA KELLIRA FRROK CYPI MUT VELIU BATON HAXHIU EDI RAMA E KANE MARE PASAPORTEN SERBE ME INSISTIMIN E ALEXANDER VUCIC DHE EDI RAMES

  2. Dua Lipa eshte nje internacional star dhe meriton kete pasaporte Shpellaret e Salih Dordoleci le te dalin ne foto ne autobus dhe aty te rrine se pak e kane

    1. Ata qe ti i quan shpellare ikin te shpetojne nga injoranca jote dhe gjithe si Ty qe fatkeqesisht jane ne shumice. Qe e ardhmja e tyre apo femijeve te tyre te mos varet nga tekat, e mediokrit dhe sharlatanit kminister dhe butokratet e tij, perfshi ty qe paguhesh me taksat tona.

  3. Kapitalizmi osht I eger or ja bofsha robt Po pate lek je mret ene tall bolet me jeten. Po spate lek rri ene lpi bolet e rames ,sales,likes ene zengjinave qy solli liri demokracia ,ose ik n kurbet ke greku italjoni .Liri demokraci,Liri demokraci.

  4. Bla bla bla! Te ka ngec ora tek Revolucioni i Tetorit Arber.

    Dhenia e pasaportes shqiptare Dua Lipes ishte nje operacion fantastik marketingu per Shqiperine dhe Shqiptaret.

    Vazhdo bjeri dajres!

    1. o toç kari dua rrote kurve ka thyer 13 kara deri tani ,ju mbureni, pastaj ti Jorgo shquhesh per gojore dhe ku, ne nevojtore ,bytheqire i lindur,te qifte taulant balla

  5. FYI:

    “””Lipa tweeted about her new citizenship, calling it an “honour.”

    Lipa was born in London to her immigrant parents, and in 2016, the singer and her father co-founded the Sunny Hill Foundation to raise money for people struggling in Albania.

    Her Albanian citizenship comes ahead of Albania’s 110th anniversary of independence from the Ottoman Empire.

    Lipa is set to perform in Tirana, Albania on Monday for what she said is the final show on her Future Nostalgia Tour.”””

    – CNN

      1. Ky “kari” eshte atashuar prane Vetvendosjes prej vitesh.

        Dhe eshte shume bizare se si ka filluar te flasi me dialekt shqiptar nga Kosova qe kur eshte vendosur atje.

        Qartesisht ka pas nevoje per nje grupim ku te atashohej.

        Fucking creepy!

        1. Dua Lipa përveç një këngëtare e madhe njihet dhe për idetë majtiste,globaliste, të mbrojtjes së homoseksualëve dhe për ide që i kundërvihen ideve konservatore.Me një fjalë është Sorroiste si Rama e Rilindja.Dhe prandaj sipas meje pranoi pashaportën në këtë kohë si mbështetje ndaj tij.Perse nuk pranoi kur President ishte Meta por tani që i vi mëkëmbësi i Ramës Zgjedhjet lokale janë afër!!!

          1. Po c’lidhje ka Dua me Meten mor aman?! Ca na e shpif qe i perdor ne ne te njejtin paragraf?!

            Zgjedhjet lokale jane afer. Po. Dhe mqs. permende homoseksualet… pergatituni qe ta hani akoma me thelle.

  6. “Po bën grindavecin”, sherr në emision mes demokratëve: Nuk do bëjmë protestë për të shpëtuar Berishën,shpellkaret e cecenet e salihut benin foto me ciljeten dhe u gezonin per nje vit rresht,Hillari Clinton takoje Kardashian o shpellkare,ky zaimi vete shkoje beri foto me Dua Lipen por per vete e quan normale,kurse per te tjeret llomotit neper shkrime ketu te lapsi

  7. Endri Fuga Pallikari, askush nuk po thote qe dhenia e pasaportes shqiptare per Dua Lipen (e cila duhet te kujtojme se ende nuk ka marre ate kosovare !!! ) eshte dicka e keqe. Por kjo vendoset perballe menyres se si kjo qeveri sillet me njerezit e thjeshte te ketij vendi, te cilet po i vjedh dhe po i perze cdo dite. Besoj se te gjithe do preferonim nje qeveri qe ti krijoje kushte me te mira jetese popullit te vet sesa nje qeveri qe eshte e afte per operacione marketingu. Se edhe paraardhesit tuaj ne kohe te komunizmit, edhe Gebelsi ne Gjermani ishin shume te zote per propagande e marketing, por te gjithe e njohim historine dhe e dime se si perfundoi. Prandaj beni cik propagande me pak dhe harxhoijini ato para dhe kohen tuaj per te permiresuar jeten e njerezve, jo per ti vjedhur dhe pastaj me leket e vjedhura te beni show per te zgjatur pushtetin tuaj qe te vidhni edhe me shume

    1. “””…askush nuk po thote qe dhenia e pasaportes shqiptare per Dua Lipen (e cila duhet te kujtojme se ende nuk ka marre ate kosovare !!! ) eshte dicka e keqe. Por kjo vendoset perballe menyres se si kjo qeveri sillet me njerezit e thjeshte te ketij vendi, te cilet po i vjedh dhe po i perze cdo dite.”””

      Dakord mi shpirti! Po e di si eshte kjo pune? Kjo pune eshte sikur ti te jesh duke bere “Gezuar” ne oren 00:00 te nates gjate nderrimit te viteve dhe te del djali rrote kari marksist dhe te te thote: baba, nuk eshte e drejte qe ne po hajme Gjel Deti dhe po pijme spumante tani, pasi gjysma e botes jeton ne kufijte e varferise.

      Pra, ka momente kur mund te jesh kritik, dhe momente te tjera kur dukesh pa lidhje.

      Une e kuptoj shume mire qe Arberi e ka patur kete shkrim nje lloj mendimi me ze te larte. Dhe s’ka asgje te keqe qe ai e publikon. Por nga ana tjeter nuk ka asgje te keqe qe une ta shoh ne kete menyre.

      PS: Une e vleresoj shume Arberin dhe pergjithesisht vleresoj shume njerezit nga te cilet mund te perfeksionoj shqipen. Arberi eshte nje nga keta. Dhe madje e respektoj edhe per idete e tij te majta. Fakti qe per kete shkrim e shikoj keshtu, nuk do te thote asgje pervecse asaj qe kam shkruar me lart.

  8. sorrostanet ne aksion, me pasaporta e me ca te munden.
    e sigurt esht se edhe kjo pasaporte do perdoret si kamzhik kunder barkthareve trushplar qe “nuk e kuptojn” ne cfar parajse jetojne

  9. Zhdukja e Ervis Martinajt/ Hoxha: Disa gazetarë po i mëshojnë në mënyrë bërtitëse vrasjes së tij. Më habit kjo, krijon dyshime

  10. Bravo Jorgaqis Palikaraqis !!

    Po sqaroj dy çeshtje evidente qe nuk kuptojne shqiptaret:

    1.
    NUK KISHTE ASNJE FAJ TIMONIERI SLLOBODAN OPEN BALLKAN qe largoi drejt Britanise shume prinder shqiptar te prapambetur si ata te Dua Lipes.
    NUK KA FARE ASNJE FAJ TIMONIERI EDVIN PAULIN RAMAN OPEN BALLKAN qe dhe pas 30 vjetesh ndjek nga syte kembet Shqiptaret e mbetur e te prapambetur.

    2.
    POR NUK DUHET TE HARROJME SE ISHTE MERITA E TIMONIERIT SLLOBODAN qe Bekim Fehmiu ishte nje artist me fame boterore.
    DHE MBI TE GJITHA NUK DUHET TE HARROJME SE ESHTE MERITA E TIMONIERIT EDVIN RAMAN OPEN BALLKAN qe Dua Lipa eshte nje artiste me fame boterore.

    1. 1) Babai i Dua Liper “prind i prapambetur”?! E ke lexuar ndonjehere jeteshkrimin e tij?! E ke nje “google search” larg. Open Balkan nuk ka lidhje me Millloshevicin o njeri me mendim te ngurte. Ende nuk e ke rrok qe Vucici eshte i yni?!

      2) Per kete nuk di cfare te them. Me thuaj ca droge ke konsumuar qe ta konsumoj edhe une se ndoshta do te arrij te te kuptoj.

      1. @(Jorgaqis Palikaraqis),

        HAPI SYTE ME SHUME DHE LEXO ÇFARE KAM SHKRUAR!!

        1.
        Une mendoja se ishe nje patronazhist inteligjent, por paske qene nje cope tutkun.

        2.
        Here nga droga qe rrezohet rastesisht nga avionat e mi te sperkatjes se mushkonjave,
        Here nga ajo qe perdorja ne plazhet nudiste dhe kolori i saj zberthehet ne Ngjyrat e Ylberit.

        3.
        Te pergezoj per “nuhatjen”: Patronazhisti i Millosheviçit, Vuçiçi, s’eshte i tyre por eshte i yni.

        1. Je shume idjot. Dhe pse jam une tutkun per 1)-shin. Se ti perton te kerkosh jeteshkrimin e babait te Lipes?! Nuk ishte i prapambetur babai i Lipes. Nuk ka lidhje krahasimi qe ben me katnaret qe po largoka Rama sot.

          Aaaahhh ti e ke me spond?! Pra ti po thua qe ne fakt Keta, (Milloshevici dhe Edi Rama) ,qe ne fakt kane zero lidhje me njeri-tjetrin, po largojne me te avancuarit?!

          E ke gabim. Eshte thjesht tregu. Me te zotet shkojne aty ku leket i pagujne me shume.

          Po mos e ca karin. Ata behen me te forte andej. Rrjedhimisht me problematike nqs. keta po i hiqkan qafe.

          Pra eshte non sens.

          1. @(Jorgaqis Katranaqis Palikaraqis),

            Çfare ke katranosur mor mavri me boje …

            PASKE QENE NJE PATRONAZHIST TOROLLAK FARE!!!

            1.
            Une me Dukagjin Lipen kam pi raki rrushi ne Vlore ku te bejne nje me nje biografine, ti tutkun insiston me mua per jeteshkrime.

            2.
            Mua mos me ngaterro me te tilla biçim koncepte si Ekonomia e Tregut etj etj; une jam me profesion zhgarravinist ngjyrash. Per tregun kam specialist Lali Erin, ai ka shit fiq me trasta te tregu çam, dhe beri para te madhe.

            3.
            Nga SENSI ti llafazan nuk paske asnje haber fare: Shqiptaret e zot dhe te pa zot, me viza dhe pa viza, nga mali, nga fusha, nga toka, nga deti dhe nga ajri jane larguar dhe po largohen ONE-SENS ketu e mbi 30 vjet nga Trojet e Dardanise dhe Shqiperise; a me kupto apo jo, po thyej rekorde boterore, ja kam kalu tashme sirise, pakistanit, afganistanit, somalise e libise…, me ne fund po ja kaloj edhe mentorit te mikut tim Sander Vuçiç, Sllobodja Millosheviç.

          2. Ti mund te kesh pire raki edhe me Xhorxh Bushin, por paske mbetur nje cope katnari qe s’di te komunikosh.

            I yti nuk eshte komunikim, por frustrim. Frustrimi zgjidhet me cardio, (vrap ose seks).

            Keshtu qe shko futja vrapit ose shko qiu! 😉

          3. @(Jorgaqis Mavraqis Grekofonaqis Palikaraqis),

            1.
            Ne kohen e George Herbert Bushit, une u strehova ne Athine dhe Korfuz, te greket ku me mesuan ligesine, hipokrizine, mashtrimin, dinakrine si shitet Deti dhe Sovraniteti.

            2.
            Ne kohen e George Walker Bushit, une u strehova ca kohe te Anri Sala, ca kohe poshte urave te Parisit, sepse me ndiqnin Autoritetet Franceze te kohes per Vjedhje Ikonash.

            3.
            Megjithese po e mbush Shqiperine me bangladeshas, iraniane, siriane, afgane, Donald Trump e Joe Biden qe andej me bejne elozhe, jo raki rrushi por as uje nuk pijne me mua.

            P.S.
            Ecje per ndonje video dhe ndonje kosh per ERTV Po.
            Vrap, atletik ne asnje menyre Jo. S’bej dot se kam dhimbje gjunjesh e te kyçet e kembeve.

            Me seksin e gjete. Kam mbi tre dekada qe kam bredhur neper plazhe nudiste neper bote. Kam nderruar deri tani 4 femra bashkejetuese, por me Porosine e Erdoganit ja qe u martova perseri. Megjithate ne prapaskene te ekipi i patronazhisteve rilindase ne Kabinetin Qeveritar dhe ne Strukturat e PS seksi ka shperthy dhe ka shkaterru çdo Frustrim.

  11. Ish-deputeti i PD e pranon: Kam paguar njerëz që të marrin pjesë në protestat e opozitës, 20 mijë lekë për çdo makinë,shpellkare cecene te salih metaj mblidhuni filloje shperndarja e 200 mije lekesh per koke,vendi bodrumet e shqupit

  12. Patronazhistat dhe Patronazhistet e Rilindjes tërë natën pa gjumë.

  13. Nje analize brilante e Arbër Zaimit. Kjo eshte Shqiperia e vertete pa reklamat e te ashtuquajtures “rilindje” qe vetem rilindje nuk eshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *