• |
ide | kryesore

Xhaxhai i Ervis Martinajt: Ideatori i zhdukjes Edi Rama, me 6 banda kriminale!

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Dalin detaje të tjera nga historia enigmatike e Ervis Martinajt, i cili u zhduk natën e 9 Gushtit, duke lënë pas një thriller që herë sfumohet dhe herë rikthehet, gjithnjë me emra të njohur të krimit, politikës dhe biznesit. Historia rikthehet në vëmëndje për shkak të një interviste që dha xhaxhai i biznesmenit të lojërave të fatit Ervis Martinajt.

Faik Martinaj akuzoi direkt kryeministrin Edi Rama si sponsor politik të rrëmbimit dhe zhdukjes së nipit të tij, duke u shprehur 100% i bindur për akuzat.

Sipas tij zhdukja e Ervis Martinajt nuk ishte thjesht përplasje mes bandash, por një ekzekutim i organizuar nga nivelet e larta të politikës dhe të biznesit, në shërbim të të cilëve u vunë 6 banda.

6 banda për vrasjen e Martinaj

Gjatë një interviste në Report Tv me gazetaren Odeta Dume, Faik Martinaj e quajti Edi Ramën “organizator”, “ideator” dhe “iniciator” të vrasjes së Ervis Martinajt.

Në emisionin në Report TV, gazetarja fillimisht transmetoi një prononcim të shkurtër me telefon të Faik Martinajt, në të cilin ai tha se për zhdukjen e nipit të tij u bënë bashkë 6 grupe kriminale me mbështetjen e qeverisë.

“Në datën 9 gusht në 7 e 23 minuta pati mesazhin e fundit. Ato ishin 6 banda të lidhura me qeverinë me mbështetje politike kundërshtare. Kaq është e vërteta” dëgjohet të thotë në këtë prononcim xhaxhai i Ervis Martinajt.

Pas kësaj, gazetarja e telefonon direkt nga studio dhe Faik Martinaj tha se vrasja e nipit të tij nuk është kryer nga dora e hasmit. “Hasmi të vret, nuk e zhduk kufomën” tha ai, duke bërë dallimin për vrasjet mes bandave.

Artan Hoxha: Ervis Martinaj bleu dy vila përballë shtëpisë së Edi Ramës në Surrel!

Një tjetër moment ku familja Martinaj i bazon akuzat ndaj kryeministrit është një thirrje që Edi Rama e ka bërë në miting gjatë fushatës së kaluar, kur thotë se “ia dimë targat një drejtori të basteve”.

“Edi Rama na e ka dhënë mesazhin që në fushatën e vitit të kaluar, që i ka thënë se “i them atij drejtorit të basteve” dmth që atëherë na ka kërcënuar, se “ia dimë targën e makinës” e kështu dmth. Unë e di zhdukjen e nipit tim, është kryeministri, organizatori është kryeministri Edi Rama me bandat e tij edhe me gjithë oligarkët që i kanë interesat nga bregdeti i jugut” shprehet Martinaj.

Faik Martinaj tha se policia nuk ka asnjë mundësi të zbardhë të vërtetën, pasi është e kapur nga politika, por kërkesa që i bëjnë kryeministrit është që t’ua kthejë xhenazen e Ervis Martinajt, që ai të ketë një varr.

INTERVISTA E PLOTË ME FAIK MARTINAJ

Gazetarja: Po diskutojmë për Ulvi Skanën që ka humbur dhe dyshohet se ka lidhje zhdukja e tij me nipin tuaj, Ervis Martinaj. Ju keni deklaruar në polici, keni thënë se mesazhin e fundit jua dërgoi rreth orës 7 të pasdites në 9 Gusht.

Faik Martinaj: Rreth orës 7 e 23 minuta të pasdites, të darkës.

Gazetarja: Çfarë ju shkruante në atë mesazh?

Faik Martinaj: Asgjë. Kurrgjë. Kujdesni nga shtëpia, kaq.

Gazetarja: Thjesht ju përshëndeti?

Faik Martinaj: Ne e dinim, se ne na e ka dhanë mesazhin ky kryeministri i Shqipërisë, fatkeqësi kombëtare, kryekrimineli i kombit shqiptar, Edi Rama na e ka dhënë mesazhin që në fushatën e vitit të kaluar, që i ka thënë se “i them atij drejtorit të basteve” dmth që atëherë na ka kërcënu, se “ia dimë targën e makinës” e kështu dmth. Unë e di zhdukjen e nipit tim, është kryeministri, organizatori është kryeministri Edi Rama me bandat e tij edhe me gjithë oligarkët që i kanë interesat nga bregdeti i jugut. Kryesori, kryekrimineli i zhdukjes së nipit tim. Se hasmi të vret, nuk të zhduk kufomën.

Ndërhyn gazetarja: Zoti Faik! Zoti Faik! Unë kam dëgjuar edhe deklaratat e kryeministrit tonë Edi Rama që shkaktoi drejtorin e policisë se pret nga policia një version zyrtar.

Faik Martinaj: Po se nuk i intereson me e zbulu. Se ishin veglat e tij. Ky ishte iniciatori. Ky ishte organizatori i zhdukjes. Shiko, hasmi të vret, nuk e zhduk kufomën. Këtë, vetëm shteti, një SpiroKolekë i dytë dmth i zhduk kufomat.

Gazetarja: Pra ju besoni se nipi juaj është vrarë?

Faik Martinaj: 100% 100%, e di kryeministri këtë punë

Gazetarja: Për zhdukjen e nipit tuaj ka pasur deklarata nga kryeministri aktual që e ka komentuar, por edhe nga ish-kryeministri Berisha.

Faik Martinaj: Nuk i kam dëgjuar deklarimet e ish-kryeministrit Berisha, por (ndërhyn gazetarja: Dëshironi t’ua them edhe unë) por kam dëgjuar që në zgjedhjet e prillit të vitit të kaluar kam dëgjuar kryekriminelin, kryeministrin aktual, kryekriminelin (ndërhyn prap gazetarja: Zoti Faik!) edhe që ka deklaruar para mijëra mijëra mijëra qyetarëve në mitingje që “unë I them atij drejtorit se ne ia dimë targën e makinës”, pra ne na e ka kallzu që do t’jua zhduk.

Gazetarja: Po të lutëm Zoti Faik! Ju më deklaruar se janë gjashtë banda, ju e dini që nipi juaj…

Faik Martinaj: Bandat e Edi Ramës, ata që kanë zaptu bregdetin e jugut, bandat e Edi Ramës, i din Edi Rama, e din, krimineli e din, kryekrimineli është Edi Rama.

Gazetarja: Nipi juaj është zhdukur që në datën 9 gusht zoti Faik dhe një pjesë e mirë e miqve të tyre, janë vrarë dhe ekzekutuar dhe vetëm para disa kohëve është ekzekutuar edhe familjari juaj Brilant Martinaj. U eleminuan edhe miqtë dhe në fund ai u zhduk.

Faik Martinaj: Të gjitha, të gjitha janë…

Gazetarja: Mendoni se kemi të bëjmë me bandat e tjera që mund të jenë hakmarrë?

Faik Martinaj: Jo, jo, bandat janë të Edi Ramës. Të gjitha këto. Është iniciatori, është ideatori i të gjithave. Skenari është i Edvin Kristaq Rama, krimineli i kombit.

Gazetarja: Por hetuesit po punojnë dhe të marrin në pyetje kundërshtarët e Ervis Martinajt dhe Brilant Martinajt. Ata rezultojnë jashtë fatkeqësisht. Mendoni se shteti i ka eleminuar këto të gjithë ndër vite? Saga e vrasjeve ka nisur në 2018.

Faik Martinaj: Moj motër, Edi Rama i ka qit prej burgut të përjetshëm. Leji ça rrenash fliten. Ky është mjeshtër. Shiko, kundërshtari, hasmi të vret, nuk ka me të zhduk xhenazen.

Gazetarja: Mendoni se është vrarë dhe kufoma është fshehur.

Faik Martinaj: Me porosi të Edi Ramës.

Gazetarja: Me pak fjalë kështu është shprehur edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Faik Martinaj: Kryeministri me gjithë oligarkët e bregdetit.

Gazetarja: Zoti Faik, por çështja është kthyer në politike, kanë folur edhe kryeministri aktual edh eish-kryeministri. Z.Berisha thotë se është vrarë nipi juaj dhe kufoma mbahet peng. Nga ai e keni mësuar këtë?

Faik Martinaj: Jo, jo, jo, jo!

Gazetarja: Po nga e keni mësuar?

Faik Martinaj: Po e di unë se në fushatën e prillit të vitit të kaluar, na ka thënë. Ka dalë në miting dhe e deklaroi: “Unë i them atij drejtorit të basteve…” Po deshe e kam këtu videon ta çoj në ëhatsapp, por deshe ta çoj. “Unë i them atij drejtorit të basteve, betohet, unë ia di targën e makinës, edhe në brimë të miut po u fut, ne do të të gjejmë”. Edhe e gjeti. Ashtu siç deklaroi edhe e bani, e gjeti. Dëgjo motër, hasmi nuk ka interes me të zhduk xhenazen dhe kufomën, mua baba nuk më ka lënë hasmëri me askënd. Kurse ky qafiri i kombit, Edvini (ndërhyn gazetarja: Të jemi pak korrektë se jemi në transmetim direkt) Edi Rama…

Gazetarja ndërhyn sërish: Nuk e mendoni pistën se miqtë e tij u eleminuan dhe ai mund të jetë zhdukur vetë?

Faik Martinaj: Jo moj, ca është zhduk, e ka thënë Edi Rama që në zgjedhjet e kaluara…na ka thënë do t’ju eleminoj…

Ndërhyrn gazetarja: E mendoni këtë pistë? Duhet të presim, se ende nuk është zbardhu, të presim nga policia e shtetit.

Faik Martinaj: Dëgjo! Me gjithë konsoderatën për policinë se unë kam punu ca vite në polici të shtetit, nja dhjetë vite. Me gjithë konsideratën që kam për drejtorin e policisë së shtetit, por nuk e len kush. A e kupton? Nuk e len kush. Se janë të gjithë të kapur nga Edi. Nuk i len ai. E kupton? Ai kundërshtarët politikë…

Ndërhyn gazetari tjetër i Report TV, Sokol Dema: Policia ju ka dhënë një verdikt, një provë përderisa jeni kaq i bindur? Dispononi ndonjë provë?

Faik Martinaj: Prova është Edi Rama, që na ka dhënë deklaratën në fushatën e kaluar. Na ka thënë “edhe në brimë të miut, ne jua dimë targën e makinës”. Ky është ideatori, ky është iniciatori, ky është me bandat e tij, ky është me oligarkët që ka zaptu bregdetin e jugut, janë interesa. Këtë edhe budallai e kupton… por ai ka të drejtë me fol, ne s’kemi të drejtë me fol. Ai të prangos, ai të vret, ai ta zhduk kufomën, ai t’i bën të gjitha. Unë do t’i bëj thirrje nëpërmjet emisionit tuaj: Të paktën xhenazen nxirre, të ketë një varr!

Ndërhyn gazetarja: Vrasjet para se zhdukej Ervisi, vrasjen e Brilant Martinajt dhe të miqve të tyre, me çfarë i lidhni?

Faik Martinaj: Deklarata e Dumanit, erdhi, qitën të gjitha këto pasoja. Dumani prokuror, Dumani i penduar. Dumani burg të përjetshëm, Edvin Rama e nxjerr prej burgut. Si kujtoni ju se nuk kanë lidhje këto punë? Me dosjet e me këto, kush i ka qit prej burgut të përjetshëm? Deklaratat e Dumanit, janë të gjitha këto, por krejt iniciatori është Edi Rama kryeministri kriminel i kombit.

https://lapsi.al/2022/09/22/dokumenti-ervis-martinaj-u-vra-pasi-u-nxorr-ne-prite-nga-nje-femer/



36 Comments

  1. Asnj koment nga patronazhistet rilindas.Urdher i prere” Mos ju pergjigjni akuzave te xhajes Martini,se ka frike te ms dalin,te palara te tjera.

    1. Edvin Kristaq Rama tashme eshte nje kriminel global. Kete e vertetojne faktet se si DEA e ShBA-se, prokuroret e Belgjikes, Spanjes, Italise, kane zbarkuar ne Tirane duke hetuar krimin dhe drogen qe financon pushtetin e tij.
      Kjo eshte arritje vetem e Rames.

      1. Rakip Suli- Rama eshte kriminel global por ati yte shpirteror shpallet non gratas nga Amerika dhe Anglia. Na thuaj si ta shpjegojme kete

      2. Kush mbjell eren korr stuhine thot nje fjal e urte Sa djem ka futur ne varr ky martinaj Kjo u priste Nese kane byth te merren me E Ramen Nje gje eshte e qarte qe shteti ka dore ne zhdukjen e tij Po kjo gje dihej se asnje i forte nuk rron gjate

        1. Ke plot qe rrojne lul berisha psh

          Jane ftillu prej vitesh bojn leke pastaj krijojne kompani ca kan pas hasem i kan ekzekutu. I kan rene lapsit vllai

  2. Në Shqipërinë e patronazhistëve ka vetëm një bandë, rilindja e edvin halabakut.

          1. Po kush ka pune te flasi? Cfar po flasim tani? Kush ka pune te flasi kur nje familjar zhduket? Shteti???????? Shteti spo flet! Ska cthot! Kush te kerkoj te drejten ? Me siguri le te flas edi, lideri botror! Katastrof!

          2. O njeri e di ti kush eshte ky qe eshte zhduk?!

            Ja po ta them une shkurtimisht:

            Ky ishte bandit i Berishes qe zoteronte te gjithe lojerat e fatit.

            I kishte hyp shume vetja ne qejf.

            Kaq.

        1. Ooooo Faik Martini, duhet me u mledh te ton Martinajt ku jon e ku sjon, e ton miqasia e ton Kosovart .e me ja qi familjen Edi Rames me gjith bandat e ti.me zhduk ket kriminel te Kombit Shqiptar.

      1. Jorgo sufllaqja, po flet si ai ndreca qe falsifikon doktoraturen e na tregon ligjin dhe gjykaten. Po nese do kishte shtet dhe gjykata nuk do zhdukeshin njerezit ne mes te dites ne kete vend. Se nuk eshte i pari dhe nuk jane pak. Xhaxhai flet se i kane zhdukur njeriun e shtepise. Akuzon kryeministrin se e di qe konkurrenti per zoterimin e tregut te basteve dhe i shume puneve te tjera te pista ishte Olsi Rama. Te them te drejten mua nuk do me vinte keq sikur shteti te zhdukte edhe nje 2000 kriminele te tjere si puna e ketij. Por jo te kthehet shqiperia si far west. Jo te zhduke ca qe te favorizoje ca te tjere. Dhe nese vendos ta beje ta filloje nga lart poshte, kriminelet me te medhenj ne fillim. te filloje me familjen Rama, klanin Metaj-Kryemadhi, familjen Berisha e pastaj te zbrese deri te patronazhisti dhe hajduti me i fundit. Nuk e di sa do shpetonin, se ky ka kriminalizuar gjithe shoqerine por sic thote edhe vete, me mire djepi bosh sesa shejtani ne djep

  3. 100% e sakte, vrasesi direkt eshte Merviol Billo dhe zhdukja e trupit ne vaske acidi eshte bere nga Avdylajt. Urdhri direkt nga KM. Habitem se cfare ben ambasadorja e US ketu ne Shqiperi, eshte specialiste e CIA dhe mendoj qe ka info! Thjesht nuk u intereson ti dalin kunder se po u mban muhaxhedinet dhe afganet!

  4. Mbas familjes kriminale te capajve na doli dhe ky skifteri i martinajve duke akuzuar ne tym,por protesta e 6 dhjetorit do trgoje shume gjera,gazetari tan hoxha tha 4 banda ky laci xhaxhai kerkon dhe kockat tani,ky e di qe ai eshte gjalle dhe ben lojen e spiuneve salih metaj per te coroditur opininonin,por sot nuk e ha njeri sapunin per djath o shpellkari cecen qe nipi yt vrau dynjane keto vite ti nuk na the ndonje fjale per familjet e tyre,nje pusht cecen qe vret dhe veten vetem salih karaxhic berisha te jetoje sa malet

    1. Onti i paemer cfar po flet apo po humbisni kontrollin tani! Xhaxhai ka gjith te drejten e botes te kerkoj llogari se i kaan vrar 2 familjar ! Pastaj cfar kan vrar kta le ti zbardhi shteti jot me spiunat qe tashme quhen patronazhist! Kur keni goje dhe ju te flisni per spiuna se di pastaj! Ne 2022 ju keni fut cimka neper pallate neper punra neper bare kudoooooo! Turp i zotit! Se di cfar flisni me! Rrini aty shijoni te mirat e pushtetit po te paktni qepni gojen! Kaq kisha! Llap tani histori me spiuna para 200 vjetve! Miu ska ku fut koken po kungulleshken ce do! 😂

  5. Edi Rama ka shum mekate per te lar. Po nqs paska ber kete, eshte me i dhen doren e me e falenderuar. I paska ber nje sherbim te mir qytetareve. Nje ropqir kriminel me pak

    1. 10;38 gjete si te mbrosh ramen??? buxhetin e shtetit nuk e vjedh biznesi i ketyre martinajve po rama. Ky i ben dem nje kombi. Ne nje shtet normal me martinajt merret prokuroria e jo km. Kjo tregon se ne krye te shtetit ke nje mafioz kriminel. A kupton ti se kat bam me ket logjik gomarice

      1. ne nuk jemi e nuk kemi qen ndonjeher shtet normal. Qetsohu se nuk po mbroj Ramen, mos u dhjaks kot. Do jesh nga ata te foltores se ata ste len te flasesh fare. Berisha te vret me duar ne xhepa per ate pun. Rama mut, po dhe Berisha mut. Nuk i shof dot as Ramen, as Berishen e as Like floririn. Ca faji kam un se me jan neveritur te tre.

  6. “Po bën grindavecin”, sherr në emision mes demokratëve: Nuk do bëjmë protestë për të shpëtuar Berishën,ti shpellkar e cecen i spiunit salih metaj,sa per cimkat pyet salihun,sa per spiun pyet prap salihun,sa per xhaxhin e skifterit te familjes berisha pyet shkelzenin sa ka vrare ky martinaj,xhxhai po te kete bythe te bej padi kunder rames,por jo ta perdori salihu njeriu qe sot po korr ate qe mbolli per 32 vjet,ne fund shko sot ne darke mbaji shishen e shurres salihut

    1. Une sbej grindavecin por po te them cfar ndodh ne nje shtet normal! Sa ka vrar ky se di as une e as ti pasi une nuk merem me muhabete kafesh ke lagjia! Une po te them de facto ju keni fut spiuna per cdo qytetar shqiptar, de facto ky xhaxhai ka te drejten e gjith botes te kerkoj drejtesi per kte shtetas shqiptar, de facto shteti spo ben asgje per te zbuluar te verten dhe akoma me de facto ky shtet eshte i kalbur qe nga rrenjet dhe kte se them une dhe as muhabetcinjt e kafes ke lagjia por jetesa dhe ngjarjet e tmerrshme qe ndodhin perdit! Sa per saliun se cfar ti bej une apo te tjeret po te them qe lere ne deshiren e njerzve mos u sforco me mendime dhe tjetra shpellar je ti qe flet me kte lloj arrogance dhe prepotence! ☮️

      1. Bravo, sakte ja ke permbledhur por jane psikopate e ka rrezik te perdhunuar a te rrahur keq qe ne vogeli keta te PS dhe nuk hane pyka keta specie te ndyra qe po na veshtiresojne jeten ne njerezve qe mezi nxjerrim buken e gojes si njerez normale!

      2. P.s.
        Meqe ja ditke ti krimet ktij dhe familjes te tij ik ne Spak dhe denoncoje leji llafet ktu me mua!
        Flm per mirkuptimin ! 😂

        1. Çfar llogjikë është që më ka qenë simpatizant i Berishës s’duhet gjetur si ka përfunduar? Mirë tha njëri më sipër kur thotë që është bëri vendi farwest.Dmth të vriten njerëzit se shteti nuk funksionon o i bën vrasjet sipas interesit politik e ekonomik.

          1. Per interesa te pastra te zhdukin,nuk vret njeri kot,hiq noi gabel ose rrot kari qenuk mbush, te tjeret i bejne hesapet mire

            Per ervis Martinin dukej qe ishte pisllik i madh, cdo ekzekutim i grupit te tij ka pas perfshirje te policise. noi perplasje me ramen ka qene , thone me olsin per lojrat e fatit, hajde gjeje se muhabet kurvash eshte

  7. Ti Bbb cecen flet per fjale kafeneje,por harron veten qe po flet nga byrektorja e salihut,por si fillim pyete salihun cfare bente Elvisi per familjen mafioze berisha dhe si i financonte parate e shkellzeni ne pikat e basteve kuso ne shqiperi,sa per ato qe ka vrare pyet andej nga laci fushkruja e mamurrsi,por mund te lexosh dhe dosjet e prokurorise qe jane bere publike,sa per xhaxhain e martinit ai te fliste atehere kur ndodhi ngjarja jo tani mbasi spiuni salih foli ne shtyp,por dhe salihu foli mbasi mori lajm te sigurte per vdekjen e tij,frika e salihut se mos Elvisi arrestohej dhe fillonte te fliste per punet e pista qe ka bere per salihun e zenin.

    1. po pse o bastard rus meqe rama ” ka bere shtet” nuk fut ne burg mafiozin sali po zhduk njerez si ne regjimet latino-amerikane??? trapa keni lindur dhe ashtu do vdisni!

    2. Bbb po te thot prap qe une smerem me muahabete teke raki edhe kafe ke lagjia! Kaq! Pastaj kto prrallat qe thua ti u jan ber refren ju !
      Une besoj tek shteti i edit tend qe po ben camur dynjan ! Te shkoj te pys lart e posht se ke ka vrar ky apo ai slodh aq qimen e flokut une, ndersa ti mund te kesh edhe muhabete te skta se ju njerzit i survejoni me njerez( patronazhista) 😂 ndersa kto muahbetet me cecena edhe muhabete 97 po ti le ty pastaj! Fillo llap ! ☮️

      1. Në fillim pati thënë se ishte lavdia e Luftës Nacional-Çlirimtare që e shtyu ta bënte këtë. Madje, edhe kur mbajti fjalimin e tij para studentëve dhe popullit në Qytetin Studenti në dhjetor 1990, ai i thuri lavde udhëheqësit komunist, Ramiz Alia që “me guxim dhe trimëri udhëhoqi formacionet partizane për çlirimin e vendit…”.Ky eshte salih karaxhic berisha spiuni i fundit komunist ne shqiperi,ti more loqja salihut e permende xhaxhin e kriminelit martinaj te vinte keq per kete,lexo dokumetat e prokurorise per visin e shkelzenit dhe pastaj ha fara luledielli te shqupi ne pritje te salihut kur te shurroje dhe mjaft shkruan karlliqe pergjime,pergjimet vete nje njiri i ka bere neper zyrat e kuvendit dhe ky eshte krye spiuni serb salih

        1. Aha tani degradove ! Kalove ne delir!
          Nejse.. vazhdo! Kenaqu shfrye dufin se mbase energjin negative e le ktu ne mesazhe se me kte mllef semuresh! 😂 mendo per shendetin ! ☮️

          1. Zhdukja e Ervis Martinajt/ Hoxha: Disa gazetarë po i mëshojnë në mënyrë bërtitëse vrasjes së tij. Më habit kjo, krijon dyshime,lexo more loqja e majte e salihut dhe nje keshille mos e perdor me Haloperidolin se do perfundosh si salihu qe uluret rrugeve te tirones si Ver Llapa dikur

  8. Hahaha…lexo me siper dhe do kuptosh kush ka nevoj per trajtim! Madje , madje trajtim intensiv! Jeni kaq te papranushem dhe kaq posesiv sa mendoni se duke ofenduar dhe shar do me besh te mendoj ndryshe! Pranoje! Ne kte bote ka njerez qe mendojn ndryshe, analizojn ndryshe dhe perceptojn ndryshe! Kur ta kuptosh ti me ate llogjiken tende te ceket kaq pak gje ateher mbaseeeeeeee edhe mund te te lexoj ndonje fjal a germ! Je ende ne kohen e gurit me menyren analitike! Kemi hendek te madh sh qe kshu ik bdj nje dore muhabet ke kafja ke lagja, numero sa ka vrar ky e ai ( muhabet lacash) pastaj shofim e bejm vllai!
    Paqe ne bote 😂

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *