• |
ide | kryesore

Kishin mbushur vilën luksoze me háshash, arrestohen nënë e bijë në Itali

-Instant, Lajme, Të fundit



Autoritetet italiane kanë sekuestruar mëngjesin e sotëm 560 kilogramë hashash në qytetin jugor të Casterna-s. Gazzetta di Parma shkruan se pas hetimeve në zonë, është bastisur një vilë në pronësi të dy grave. Gjatë kontrollit u gjetën sasi të mëdha të lëndës narkotike, e destinuar për tu shitur gjatë festave të ardhshme të Krishtlindjeve.

Në pranga janë vënë nënë e bijë, përkatësisht 65 dhe 49 vjeç. Nëse droga do të ishte shitur, fitimi do të ishte jo më pak se 3 milionë euro. Gratë e kishin future brenda qeseve plastike me zinxhir. Megjithatë era e fortë depërtoi jashtë banesës duke ngritur dyshime te punonjësit e policisë.

Dy të arrestuarat janë dërguar në burgun Pozzuoli, ndërsa pritet të njihen me masën e sigurisë nga autoritetet gjyqësore



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *