• |
ide | kryesore

Fier/ Sekuestrohen 17 thasë me kānabis, tre të arrestuar

-Instant, Lajme, Të fundit



Tre persona janë arrestuar nga policia e Fierit, pasi janë kapur në flagrancë me 17 thasë të mbushur me lëndë narkotike. Sipas policisë në pranga kanë përfunduar: 44-vjeçari me iniciale Z.(P).V., 22-vjeçari P.V dhe 27-vjeçari E.V, banues në Baltëz, Fier. Ndërsa po procedohen në gjendje të lirë 2 të mitur, të moshave 14 dhe 16 vjeç, banues në Baltëz, Fier. Ata akuzohen se janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Mësohet se të arrestuarit kanë tentuar të hidhnin sasinë e lëndëve narkotike në lumë pasi kanë parë shërbimet e policisë. Ndërkohë, uniformat blu i kanë sekuestruar 17 thasë të mbushur me kanabis, me peshë totale 167 kg.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materialet u sekuestruan 2 peshore, gërshërë, 3 aparate celulare dhe pajisje të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *