• |
ide | kryesore

Szczesny priti penalltinë, por humbi bastin në fushë me Messi: “Penallti? Vë bast 100 euro”

-Instant, Sport
bastin



Ka pasur një “bast në fushë” në ndeshjen Poloni-Argjentinë për penalltinë e Lionel Messi. Wojciech Szczesny e zbuloi këtë pas ndeshjes në një intervistë për TV norvegjez TV2. Një bast që ndoshta nervozoi argjentinasin me numër 10 dhe e ndihmoi portierin polak të priste penalltinë. “Ne folëm para penalltisë – tha ai -. Unë i thashë ‘vë bast 100 euro që arbitri nuk do të japë penallti’ dhe e humba bastin kundër Messi”.

Szczesny më pas shpjegoi: “Unë nuk e di nëse është e ligjshme për Kupën e Botës, dhe ndoshta do të ndëshkohem për të. Por nuk më intereson. E as nuk do ta paguaj bastin e humbur! Atij nuk i interesojnë 100 euro”.

Lexo më tej:Video/ Argjentina fut në “xhep” Poloninë: Lewandowskin e shpëton Arabia Saudite

Për kënaqësinë e tij personale, numri 1 i Juventusit tha se “është bukur të presësh penalltinë nga ai që mendoj se është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Si portier është ndoshta ndjesia më e mirë që mund të kesh. E kur ndodh në një Kupë Bote, është shumë e bukur”, përfundoi Szczesny. Portieri polak pret kështu penalltinë e dytë radhazi në dy ndeshje në Kupën e Botës. Szczesny priti 11 metërshin edhe kundër Arabisë Saudite, duke ndaluar Al Dawsari të barazonte rezultatin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *