• |
ide | kryesore

Plagoset me armë zjarri 40-vjeçari në Durrës, policia në kërkim të autorit

-Instant, Lajme, Të fundit



Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Durrës gjatë orëve të para të mëngjesit. Mësohet se një 40-vjeçar ka mbërritur në orët e para të mëngjesit i plagosur me armë zjarri në spitalin rajonal të qytetit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.17 Durrës. Policia ka kryer hetimet paraprake, nga ka rezultuar se Danjel Bushi është plagosur nga 28-vjeçari Gabriel Peqini.

Uniformat blu po vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në orët e para të mëngjesit ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri në lagjen “Nr 17” Durrës, shtetasi D. B., 40 vjeç. Pas njoftimit të marrë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Nga veprimet e shpejta hetimore paraprake të kryera ka rezultuar se 40 vjeçari D.B, dyshohet se është plagosur nga shtetasi G.P., 28 vjeç.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *