• |
ide | kryesore

“Shqiponjat” e Xhakës e Shaqirit ende tunden para syve të Serbisë: skuadra e Stojkovic kërkon hakmarrjen

-Instant, F1, Sport



Serbia përballet me Zvicrën në Stadiumin 974 në ndeshjen e fundit të Grupit G. Një përballje e rinovuar nga ajo e katër viteve më parë me një dëshirë për hakmarrje të skuadrës së Stojkovic. Shqiponjat e Xhakës e Shaqirit pas golave, irrituan serbët, që e kanë kujtuar ngjarjen edhe në vigjilje të ndeshjes vendimtare për kualifikimin si e dytë në grup në Katar. Atëherë Xhakës e Shaqirit, dy shqiptarët e Zvicrës, iu dha një gjobë. Por FIFA ende nuk ka marrë një vendim për flamurin provokator të serbëve ndaj Kosovës, vendosur në dhomat e zhveshjes në ndeshjen debutuese. Serbia duhet të fitojë për të pasur shansin të kalojë në fazën eliminatore. Një pikë ka të ngjarë të jetë e mjaftueshme për vendin e dytë për zviceranët, për sa kohë që Kameruni nuk mposht Brazilin në ndeshjen tjetër të grupit.

SERBIA

Serbia ka ende shanse për të kaluar në fazën eliminatore, por janë të zhgënjyer që nuk ndodhen në një pozicion më të mirë në ndeshjen e fundit. Duke lënë mënjanë Brazilin, skuadra e Dragan Stojkoviç mund të kishte renditje tjetër nëse do të kishin mundur Kamerunin. Avantazhin e dy golave ballkanasit e lanë ti shpëtonte, duke lejuar rikuperimin e Luanëve të Paepur. Kjo do të thotë se asgjë tjetër veç fitores nuk është e mjaftueshme për Serbinë. Madje edhe kjo nuk do t’i jepte atyre kualifikimin automatikisht, sepse do të vlerësohej diferenca e golave nëse Kameruni mund Brazilin.

ZVICRA

Zvicra është në një pozicion shumë të mirë për të kaluar në fazën eliminatore. E gjitha falë një fitoreje 1-0 kundër Kamerunit në ndeshjen e saj të parë në Grupin G. Goli i Breel Embolo mbetet goli i vetëm që helvetët kanë arritur të shënojnë në dy ndeshjet e tyre të para. Skuadra e Murat Yakin është ende në një pozicion shumë të fortë për momentin. Ata vetëm duhet të shmangin humbjen, përveç nëse Kameruni mund Brazilin. Sidoqoftë, Ekuadori ishte në të njëjtin pozicion si Zvicra. I duhej vetëm të shmangte humbjen kundër Senegalit për tu kualifikuar, e nuk ia doli. Shembull që duhet të shërbejë si një kujtesë për lojtarët e Yakin nëse duan të kualifikohen.

FORMACIONET

Formacioni i mundshëm i Serbisë:

Milinkovic-Savic; Milenkovic, Veljkovic, Pavlovic; Zivkovic, Maksimovic, Lukic, Kostic; Tadic, Milinkovic-Savic, Mitrovic

Formacioni i mundshëm i Zvicrës:

Sommer; Widmer, Akanji, Elvedi, Rodriguez; Xhaka, Freuler; Shaqiri, Sow, Vargas; Embolo

PRECEDENTËT

22 Jun 2018 Serbia v Switzerland L 1-2 FIFA World Cup



4 Comments

    1. Edhe mund të ndodhë të fitojë serbia, por nuk mund të gjesh një serb të bëjë tifo për Kosovën, ashtu si ti mut që bën tifo për serbinë kundër Kosovës

  1. Tirana zyrtare ska aparat shteteror ti dali zot kombit me nje padi ndaj UEFA dhe FIFA per diskriminim rracor dhe fyerje ndaj simboleve kombetare.
    Si mund te ndalosh lojtarët shqipëtar, apo me origjinë shqipetare te festojne me simbolet legjitime te tyre. Ndalimi i tyre eshte genocidal, fyes dhe perçmues ndaj nje kombi te tere. Shteti shqipetar duhet te kishte reaguar qe prej gjyqit publik që iu bë Xhakes dhe Shaqirit nga FIFA se festuan me simbolin e totemit te tyre kombetar. Plus kesaj i paskan sanksionuar edhe financiarisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *