• |
ide | kryesore

Pogradec, djali rreh babain, arrestohet nga policia

-Instant, Arkiva, Lajme



Policia e Pogradecit ka arrestuar një 33-vjeçar në flagrancë, pasi ky i fundit ka dhunuar fizikisht babain e tij. Për shkak të kësaj dhune, babai i tij ka përfunduar në spitalin e Korçës, ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa i është lëshuar edhe urdhër mbrojtjeje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 33 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, i cili ndodhet në spitalin e Korçës, duke marrë ndihmën mjekësore. Në vijim, ndaj babait të 33-vjeçarit, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *