• |
ide | kryesore

17 raste të reja me Covid në Shqipëri (Harta)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Covid-19, infektuar, covid



Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 457 testime, nga ku kanë rezultuar të infektuar 17 qytetarë, por fatmirësisht nuk ka humbje jete. Deri më tani të infektuarit janë të shpërndarë: 8 në Tiranë, nga 3 qytetarë në Fier, Sarandë, 2 në Përmet, 1 në Vlorë. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë.

NJOFTIMI I PLOTË:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 457 testime, 17 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 18 të shëruar në 24 orët e fundit

7 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 457 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 17 qytetarë, në Bashkitë:

8 në Tiranë, nga 3 qytetarë në Fier, Sarandë, 2 në Përmet, 1 në Vlorë.

Janë 181 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,583 që nga fillimi i epidemisë.

Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 18
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 457

Testime totale 2,011,673
Raste pozitive 332,358
Raste të shëruara 328,583
Raste Aktive 181
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 119
Vlorë 18
Gjirokastër 11
Fier 14
Berat. 6

Shkodër 5
Durrës. 3
Lezhë. 3
Elbasan. 2



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *