• |
ide | kryesore

Sulmoi Berishën, 31-vjeçarit i komunikohet masa e arrestit, s’pranon të japë dëshmi

-Instant, Lajme, Të fundit
gerti shehu, sali berisha



Mbrëmjen e djeshme 31-vjeçarit Gert Shehu, që sulmoi liderin e PD-së Sali Berisha, i është komunikuar arrestimi. Mësohet se Shehu është ende në spitalin e Traumës dhe masa e arrestit i është komunikuar aty. Vetë 31-vjeçari nuk ka pranuar të thotë asnjë fjalë për sulmin e kryer.

Kujtojmë se Shehu goditi mesditën e djeshme kreun e Partisë Demokratike Sali Berishën, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë protestës të thirrur nga opozita. Pas grushtimit, autori u neutralizua nga truprojat e Berishës. Sot ish-kryeministri, Berisha pritet të paraqitet në drejtorinë e Policisë së Tiranës për të dëshmuar mbi sulmin ndaj tij. Mbrëmjen e djeshme janë shoqëruar në polici për të dhënë dëshminë e tyre, dy prej truprojave të kryedemokratit.



5 Comments

  1. nena e tij tha qe eshe me semundje mendore bipolar dhe ka 5 vjet qe kurohet ne psiqatri
    me vjen shume keq per kete dajale dhe nenen e tij per fatkeqsine qe paskan

  2. Zhdukuni .Mos dilni ne faqe te dheut e mos kujtoni me qe keni punuar ne Berishen.un nuk e bej dhe pse kam mijera aresye.

    Dhe pse ju a dorezove te forte dhe pse ju gezuat çdo të mirë nga Pushteti dhe une jetoj akoma ne 53 metra katrore. Unë nuk jam si ju Nuk jam Agron Kuliçi..E sera e tij por Osman Levanaku. Por dhimbja për Profesionin më shkaterron. Zoti te nderon dhe te denon.Badigardet tradhtuan salih metaj spiunet serb te opozites

  3. Lola
    Te te vije keq per nje popull qe po degdiset aneve te botes,per drejtesine qe ka humbur arsyen,per miliardat qe shkojne ne drejtim te pa njohur,per mjerimin e skajshem te njerezve dhe plot e plot te tjera!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *