• |
ide | kryesore

Berisha: Prokurori urdhëroi asgjësimin e telefonatave të implikimit në vraśje të Ballës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha balla



Kreu i PD-së Sali Berisha hodhi akuza të rënda sot ndaj figurave kryesore socialiste, duke nisur nga kryeministri Edi Rama, deri të Taulant Balla e Arben Ahmetaj.

Berisha pyeti se ku shkoi prokurori që urdhëroi asgjësimin e telefonatave të implikimit në vrasje të Taulant Ballës?

“SPAK është i partisë. Nga SPAK projektohen rryma të partisë. Rryma njëri me tjetrin. Një goditje e morën me inceneratorët. Tani ka rryma kush të fajësohet apo jo. Janë bërë të gjitha në emër të partisë.

Ku shkoi prokurori që urdhëroi asgjësimin e bisedave telefonike të implikimit në vrasje të Taulant Ballës? Është nga lart. Ça kujton se janë këta?! Janë ushtarë, ushtarë mjeranë! Ku shkoi? Mos u merrni me ta”, tha Berisha.

Lexo më tej: Dokumenti/ Prokurori dhe gjyqtarja që zhdukën përgjimin e Taulant Ballës 

Sa i përket inceneratorëve, ai deklaroi se kryeministri dhe ish-ministri i Financave çuan paratë nga thesari i shtetit në qesen e Lefterit, duke iu referuar ish-ministrit të Mjedisit.

“Ku është përgjegjësia e Lefterit dhe ku është e të tjerëve. Lefteri ishte ministër, në buxhetin e ministrisë së tij nuk kishte një qindarkë për inceneratorët.

Për informacion, ti nuk merr dot kurrë një projekt që s’e ke buxhetuar. Përgjegjësit kryesorë janë ata që çuan paratë nga thesari i shtetit në qesen e Lefterit. Këtë e bëjnë vetëm dy persona dhe askush në Shqipëri, të dy bashkë dhe asnjëherë vetëm. Këtë e bën kryeministri plus ministri i Financave. Në qoftë se këta nuk bien dakord plotësisht asnjë qindarkë nuk lëviz në buxhet. Buxheti është ligj parlamenti”, deklaroi Berisha.



6 Comments

  1. Njesoj si Berisha gje asgjesoi kamerat e 21 Janarit. Trekendeshi i Bermudes RBM dyhet hedhur ne koshin e plehrave te historise ku eshte depozituar dhe Mentori i tyre politik Enver Dulla.

  2. Partitë Popullore Europiane (aleate të PD) dënojnë sulmin ndaj Berishës si qytetar, jo si kreu i PD: E quajnë thjesht demonstrues

  3. Ti je rrot kari o dordolec Vucidoli Je karte e djegur dhe e diskredituar ne popull Vetem nje grusht shpellaresh dhe katunaresh te vijne mbrapa per nje byrek me dhalle qe ju paguan ti

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Pritni deri me 15 maj, mos hani mut shumë se do të shkoni te selia e PD ë bëni patronazhistin, sepse ju keni informacion, dhe ata, PD pra, kanë nevojë për patronashistët rilindas.

  4. Per PD dhe shpirtin e tyre pas ketij. Magji e zeze qendron prapa asaj dore. Doktor alshmari i njohur tashme dhe qe ka sjelle ne pushtet me doren e tij me dhjetera lidera boteror do vije shume shpejt ne Tirane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *