• |
ide | kryesore

Stresi kërkon ribashkim me ish-bashkëshorten

Paparazzi, Slider



Reperi i njohur Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, është rikthyer përsëri në qendër të vëmendjes për jetën e tij private.
Ka qenë vetë reperi, i cili gjatë një bisede me njërën nga banoret e “BBVK”, ka rikujtuar ish-partneren e tij Keisin.

“Vetëm po të më vijë ish-gruaja këtu, do kisha dalë nga “Big Brother” direkte. Harroje që ma mbush mendjen mua dhe harroje që e konkurron atë këtu”– u shpreh Stresi, duke lënë të kuptohet se Keisi është i vetmi person që mund ta “nxjerrë” nga “BBVK”.

Mirëpo tashmë ka reaguar Keisi. Ajo ka publikuar videon e Stresit në Instastory dhe ka shkruar: Njiheni edhe ju pak.

Por sërish Stresi ka bërë një tjetër reagim, ku ka listuar edhe tre arsyet kryesore se përse mori pjesë në këtë “Big Brother VIP Kosova”.

“Unë kam ardhur për tre arsye në këtë “Big Brother”. Së pari, për të treguar kulturën që më ka dhënë nëna dhe babai im dhe për të treguar që nuk jam ai që më etiketojnë. Arsyeja e dytë është që të njoh veten akoma edhe më shumë, të harroj gabimet dhe shpresoj që pas Big Brother-it të bashkohem me bashkëshorten tim”, theksoi Stresi.



1 Comment

  1. Shpresoj ta kete per vemendje se do ishte realisht deshperuese qe nje njeri me reputacionin e ketij t’i lutet sinqerisht per t’u kthyer njeres qe e quan bashkeshorte dhe qe Zoti e di sa njerez e kane bere nderkohe qe ky i lutet nga ekrani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *