• |
ide | kryesore

Përplasi të riun me biçikletë në Pogradec, arrestohet 36-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit
Aksidentohen, Aksident



Një 36-vjeçar është arrestuar sot nga policia në Pogradec. Kjo pasi ai shkaktoi një aksident mbrëmjen e djeshme. Policia njofton se është vënë në pranga personi i identifikuar me iniciale A. K. 36-vjeçari, i cili u largua nga vendngjarja pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, aksidentoi shtetasin A. V., 30 vjeç.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor, ju informojmë se: Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 36 vjeç, banues në Pogradec, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në zonën industriale në Pogradec, aksidentoi shtetasin A. V., 30 vjeç, banues në Pogradec, që udhëtonte me biçikletë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. 36-vjeçari u largua nga vendngjarja, por më pas u ndalua nga shërbimet e Policisë“, njofton policia.

I plagosuri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *