• |
ide | kryesore

Korrupsion në Parlamentin Europian/ Gjenden të fshehura 1.5 milionë euro

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
korrupsion



Eurodeputetja greke Eva Kaili ka mohuar përfshirjen në skandalin e korrupsion-it që ka përfshirë Parlamentin Evropian, por edhe Katarin. Ajo është një nga 4 të dyshuarit e akuzuar pasi hetuesit belgë gjetën 1.5 milion euro cash në dy shtëpi dhe një valixhe.

Eurodeputetët votuan me 625 vota pro dhe 1 kundër për t’i hequr zonjës Kaili detyrën si një nga 14 nënkryetaret e PE. Kryetarja e parlamentit, Roberta Metsola foli për “ditë të vështira për demokracinë evropiane”. Vetë Katari ka mohuar çdo përfshirje në këtë histori.

“[Eva Kaili] deklaron pafajësinë e saj dhe se ajo nuk ka asnjë lidhje me ryshfete nga Katari” – tha avokati i saj, Michalis Dimitrakopoulos, për TV greke.

Prokurorët kryen një sërë kontrollesh gjatë disa ditëve. Ata thanë se rreth 600 mijë euro ishin gjetur në shtëpinë e një të dyshuari, 150 mijë euro të tjera në banesën e një eurodeputeti dhe 750 mijë euro në një valixhe në një dhomë hoteli në Bruksel. Policia belge publikoi një foto të martën ku shiheshin grumbuj kartëmonedhash në prerje 200 euro, 50 euro, 20 euro dhe 10 euro.

Burimet e BBC thanë se 150 mijë euro u gjetën në banesën e zonjës Kaili. E pyetur nëse kjo ishte e vërtetë, avokati i saj tha: “Nuk e kam idenë nëse janë gjetur para apo sa janë gjetur”.

Të dyshuarit e arrestuar nga policia belge janë akuzuar për “pjesëmarrje në një organizatë kriminale, pastrim parash dhe korrupsion”, thanë prokurorët të dielën. Ata do të dalin para një gjykate paraprake të mërkurën.

Akuzat kanë hedhur hije dyshimi mbi rolin e grupeve lobuese në Parlamentin Evropian. Një rekomandim për të lejuar udhëtimin pa viza në BE për Katarin u vendos të votohet nga eurodeputetët këtë javë, por tani është anuluar.

Hetimet per korrupsion janë bërë si në Itali ashtu edhe në Bruksel. Që nga e premtja, burimet e IT-së të 10 punonjësve të parlamentit janë “ngrirë” për të parandaluar zhdukjen e të dhënave të nevojshme për hetimin.

Dera e zyrës së Kailit në ndërtesën e parlamentit europian ishte e vulosur me një njoftim ku shkruhej “kalimi i ndaluar”. Ajo është pezulluar gjithashtu nga Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në parlament dhe është përjashtuar nga partia e qendrës së majtë greke, Pasok.

Autoritetet greke kanë ngrirë pasuritë që i përkasin asaj, bashkëshortit dhe familjarëve të saj. Aktivitetet e një kompanie pronash të ngritur rreth dy javë më parë nga eurodeputetja dhe partneri i saj në Athinë janë ngrirë gjithashtu.

6 persona u arrestuan të premten si pjesë e hetimit mbi akuzat se Katari korruptoi zyrtarët e BE-së për të fituar ndikim pozitiv në BE. 2 u liruan më vonë. Tre të akuzuarit e tjerë janë të gjithë shtetas italianë. Partneri i zonjës Kaili, Francesco Giorgi, i cili është asistent parlamentar është mes të akuzuarve.

Eurodeputetët thanë se ky hetim mund të përbëjë një nga skandalet më të mëdha të korrupsionit në historinë e parlamentit. Prokurorët thanë se dyshonin se një shtet i Gjirit kishte ndikuar në vendimet ekonomike dhe politike të parlamentit për disa muaj. ©LAPSI.al

The cash was found in several places



6 Comments

  1. Psi goc qe qenke dhe derr gopi nuk erdhe ne Shqiperi te beje kurs per fshehjen e eurove.Vije ketu dhe mesoje si te shkruaje nje liber si Ramazoni, Luldhimi, etj dhe thoje leket i kam fituar nga shtija e librit

  2. Qr kjo qenka MiSS .. lerjani more leket, do ja kete dhene ndonje sheikh per 1 nate! 5 mij ka shkuar baxhella ketu

  3. Parlamenti evropian gati per heqjen e vizave Katarit,Kosova ka vite qe e kerkon,apo Katari i ka plotesuar te gjitha rekomandimet e BEse.sigurisht qe po (euro dhe dollare)per te korruptuarit ne kupolen eBEse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *