• |
ide | kryesore

Shpërndante køkainë dhe kânabis nëpër lagje, arrestohet 42-vjeçari në Elbasan

-Instant, Lajme, Të fundit
droga kokaine kanabis elbasan



Një 42-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Elbasanit. Ai u kap duke shpërndarë kokainë dhe kanabis, të ndara në doza të vogla. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi I.F.

Po ashtu, në banesën e tij është gjetur një pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me 1 peshore elektronike, 2 aparate celulare dhe dozat me kokainë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *