• |
ide | kryesore

Dënohet me vdekje ujku që hëngri kalin e Von der Leyen

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks
ujku



Rajoni gjerman i Hanoverit ka lëshuar një leje për të eliminuar një ujk që vrau një nga kuajt poni të presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Poni, i quajtur “Dolly” u vra pasi u sulmua nga ujku në fillim të shtatorit. Ai ishte duke kullotur së bashku me një kalë të vogël në pronësi të familjes Von der Leyen pranë Hanoverit në Gjermaninë Veriore.

“E gjithë familja është jashtëzakonisht e shqetësuar nga lajmi”, – tha në atë kohë zëdhënësi i presidentes së KE. Tashmë organet kompetente kanë lejuar eliminimin e ujkut në fjalë.

“Është kërkuar një përjashtim nga ligji për mbrojtjen e kafshëve të egra. Kërkesa është shqyrtuar dhe është në përputhje me kërkesat ligjore” – i tha të përditshmes gjermane TAZ, një zëdhënës i administratës përkatëse komunale.

Ujku është konsideruar “problematik”. Sipas ligjit gjerman, një kafshë që sulmon në mënyrë të përsëritur bagëtinë ose demonstron se nuk është i përshtatshëm për bashkëjetesë miqësore me jetën njerëzore mund të eliminohet.

Sipas zëdhënësit, ky ujk ka vrarë gjithsej 12 dele dhe lopë, përveç kalit të vogël të von der Leyen. Megjithatë, ai nuk bëri komente nëse vdekja e “Dolly” ishte shkak për dhënien e lejes për ekzekutimin e tij.

Në Gjermani kryhen analizat e ADN-së kur bagëtitë sulmohen nga kafshë grabitqare. Në këtë mënyrë përcaktohet specifikisht kafsha që ka kryer “krimin”. Vendimi për të vrarë ujkun ka shkaktuar edhe reagime politike. Kundërshtarët politikë të Von der Leyen thanë se vendimi për eliminimin e kafshës u mor për shkak të Presidentes së KE. Vetë ajo ftoi eurodeputetët të paraqesin çdo provë që do të tregonte se “ky lloj i ujkut është i rrezikuar në Evropë”.

Ujqërit dhe mishngrënësit e tjerë të mëdhenj janë aktualisht nën mbrojtje të rreptë sipas direktivës së BE-së për habitatet. Kjo do të thotë se të gjitha format e kapjes ose vrasjes së qëllimshme të ujqërve në natyrë janë të ndaluara. Në fund të nëntorit, Parlamenti Evropian miratoi gjithashtu një rezolutë jodetyruese që bën thirrje për të ulur statusin e mbrojtjes së ujqërve për të ndihmuar sektorin e blegtorisë. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *